Arta Dodaj

Dr. sc Arta Dodaj lindi në vitin 1987 në Klinë, Kosovë. Është asistente profesore në Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Zadarit, Republika e Kroacisë. Ajo punon në departament si profesore dhe studiuese në fushën e psikologjisë së aplikuar. Interesat e saj kryesore kërkimore janë përqendruar në shqyrtimin e aspekteve të ndryshme të abuzimit në fëmijëri, dhunës në marrëdhëniet e të rinjve dhe dhunës përmes teknologjisë moderne. Krahas librit shkollor “Sexting: Ndarja e përmbajtjes së qartë seksuale” (2020), ajo ka botuar rreth 20 kumtesa në revista shkencore dhe profesionale, si dhe dy kapituj në libra, në fushën e kërkimit mbi aspekte të ndryshme të dhunës. Ajo ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në disa projekte shkencore dhe profesionale në fushën e psikologjisë. Si pjesë e shkëmbimit, ajo mori trajnim shtesë shkencor në Universitetin Karl Franzes të Graz (Austri), Universitetin e Münster (Gjermani), Universitetin Masaryk të Brno (Republika Çeke), Institutin Superior Miguel Torga në Coimbra (Portugali) dhe Universiteti Bahçeşehir në Stamboll. Gjatë vitit 2009 dhe 2020, ajo ka kryer në varg trajnimesh profesionale në fushën e psikoterapisë dhe këshillimit. Sot, ajo merr pjesë aktive në punën psikoterapeutike dhe këshilluese të të rinjve dhe të rriturve, veçanërisht atyre me përvoja të ndryshme traumatike, si dhe në kryerjen e punëtorive dhe edukimit profesional psikologjik.