E mërkurë, Maj 25, 2022
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Lajme
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Studime
    • Publikime
    • E-Arkiva
    • E-Book
  • NGULIMET
  • KONTAKT
    • Webmail
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Lajme
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Studime
    • Publikime
    • E-Arkiva
    • E-Book
  • NGULIMET
  • KONTAKT
    • Webmail
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

Botohen katër librat e parë të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Sot, saktësisht pas një viti nga fillimi i funksionimit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, realizohet edhe njëri nga objektivat madhorë e kryesorë të saj: shohin dritën e botimit 4 librat e parë. Kolana “Thesaurus” hapet me librin “Vepra historiko – filologjike dhe publicistike të De Radës”, e kuruar nga Profesor Jup Kastrati, 905 faqe. Ky libër është një përmbledhje e shkrimeve me karakter filologjik dhe historik të De Radës, të shkruara në italisht në organe të ndryshme të kohës, të sjella në shqip nga Kastrati, e pajisur me një bibliografi të pasur të De Radës dhe mbi De Radën, e mbledhur nga Prof. Kastrati në një hark kohor prej 6o vitesh, si dhe me dokumente autentike të Kastratit që vërtetojnë zanafillat e punës së tij mbi këtë figurë emblemë të kulturës arbëreshe. Kjo vepër, gjithashtu bën pjesë në nënkolanën “In memoriam” të autorëve që nuk janë më në jetë, punën e të cilëve do e risjellë për publikun QSPA gjatë viteve. Libri i dytë është Monografia “Santori, poet dhe dramaturg”, me autore studiuesen Klara Kodra. Ky libër ka 268 faqe. Santori, për një kohë të gjatë, ka qenë i njohur kryesisht si dramaturg dhe vetëm për një dramë, “Emirën”. Monografia e Prof. Kodrës është pasuruar me material të ri dhe analiza mbi poezitë lirike të Santorit. Gjithashtu, tok me dramën “Emira” për të cilën jepet një vlerësim i ri, analizohen tragjedia e tij “Neomenia” melodramat dhe komeditë e tij, me synimin për ta rivlerësuar këtë autor dhe për të gjetur saktësisht vendin e tij në historinë e letërsisë shqiptare. Libri i tretë është: ʺNjë rrugëtim në ngulimet arbëresheʺ, me 452 faqe, një punim divulgativ-deskriptiv, i realizuar nga Anton Bellusci & Ornela Radoviska. Ky libër është një përmbledhje nga pikëpamja antropologjike, fizike e komunave arbëreshe të Italisë së Jugut. Antonio Bellusci, 90-vjeçar tashmë, është një nga misionarët e çështjes arbëreshe me kontributin e tij shumëplanësh. Në botimet e para të QSPA përfshihet edhe monografia e njërës prej studiuesve të qendrës, Dr. Silvana Nini, etnografe, e cila sjell studimin “Një rrugëtim etnografik mbi veshjet e Arbëreshëve të Italisë së Jugut”, me 187 faqe, shoqëruar me vizatime të veshjeve. Përveç studimit shkencor dhe historikut të ndjekur nga veshjet arbëreshe, vepra sjell risinë e një albumi me ilustrime mbi tipologjinë e veshjes arbëreshe, të realizuar nga vetë autorja si dhe përfshin edhe një fjalorth terminologjik mbi këtë lëmi.

Related Posts

Konferenca ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” mbyll punimet

Konferenca ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” mbyll punimet

by pWlxNSJiIy
6 Janar, 2022

“Aspekte të ndryshme të arbërishtes në studimet shqiptare” ishte tema e  ditës së fundit të konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara...

“Arbërishtja në rrezik” në fokusin e ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora

Mbahet dita e tretë e konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”

by pWlxNSJiIy
5 Janar, 2022

Tirana është kthyer në kryeqendrën e tubimit më të madh akademik ndërkombëtar, ku studiuesit më të rëndësishëm prej vendeve të...

“Arbërishtja në rrezik” në fokusin e ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora

“Arbërishtja në rrezik” në fokusin e ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora

by pWlxNSJiIy
5 Janar, 2022

FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) po organizojnë...

U mbajtën punimet e konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”

U mbajtën punimet e konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”

by pWlxNSJiIy
28 Dhjetor, 2021

Tirana është kthyer në kryeqendrën e tubimit më të madh akademik ndërkombëtar, ku studiuesit më të rëndësishëm prej vendeve të...

Load More
Next Post
Botohet libri i studiueses se QSPA Dr. Silvana Nini

Botohet libri i studiueses se QSPA Dr. Silvana Nini

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Rreth Nesh

    Thirrje për studiuesit e interesuar, QSPA organizon konferencën shkencore “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Botohet numri i parë i revistës shkencore “Continuum”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KZh

Postimet e fundit

  • Konferenca ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” mbyll punimet
  • Mbahet dita e tretë e konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”
  • “Arbërishtja në rrezik” në fokusin e ditës së dytë të konferencës ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora

Mediat Sociale

Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”,Nr. 5, pll. Sky Tower, Kati 7, Ap. 4, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Lajme
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Studime
    • Publikime
    • E-Arkiva
    • E-Book
  • NGULIMET
  • KONTAKT
    • Webmail

© 2020

sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish