79 vjet më parë, pikërisht në 12 shtatorin e vitit 1941 u nda nga jeta studiuesi arbëresh Pal Skiro (ital. Paolo Schirò, 1866-1941). Ai lindi në Horën e Arbëreshëvet në Sicili, ndoqi studimet në seminarin italo-shqiptar të Palermos, rektor i të cilit do të bëhej më vonë.
Si specialist për historinë dhe liturgjinë ekleziastike bizantine, ai është autor i mjaft përkthimeve fetare që dolën sidomos në të përjavshmen e themeluar prej tij “Fiala e t’in’ Zoti”, më 1912-1915. Arritja më e madhe kulturore e tij është se zbuloi në Vatikan Mesharin e Gjon Buzukut (1555), i pari libër në gjuhën shqipe. Skiroi e fotokopjoi tekstin më 1909-1910 dhe përgatiti një transliterim të tij. Për fat të keq, studimi i tij i gjerë për Mesharin nuk u botua i plotë.Puna e tij e fundit, sipas rendit kronologjik, ishte përkthimi i Liturgjisë së San Giovanni Crisostomo (Palermo, 1964). Vdiq më 12 shtator 1941 në Piana degli Albanesi.
Burimi origjinal: https://www.vaticannews.va/sq/kisha/news/2020-01/zef-chiaramonte-meshari-i-gjon-buzukut-1555-nje-hapax.html