Damiano Guagliardi

Z. Damiano Guagliardi lindi në San Demetrio Corone (Kozencë, 1950) në një familje të thjeshtë me origjinë arbëreshe. Kreu gjimnazin klasik në San Demetrio Corone dhe ndoqi studimet e larta për sociologji në Fakultetin e Drejtësisë në Urbino. Në vitet 1976-1982 kreu funksionet e këshilltarit bashkiak të San Demetrio Corone, duke mbajtur gjithashtu për një periudhë të shkurtër rolin e Këshilltarit Komunal. Në vitin 2000 u zgjodh në Këshillin Rajonal (Legjislatura VII), e që e vijoi në legjislaturat VIII dhe IX si Nënkryetar i Komisionit të Këshillit të Posaçëm kundër mafies në Kalabri. Këshilltar Rajonal i Turizmit dhe i Trashëgimisë Kulturore (gusht 2008-mars 2010). Aktualisht është President i FAA–Federatës së Shoqatave Arbëreshe. Ekspert i Istitutit Rajonal për Pakicën Arbëreshe në Kalabri. Ka themeluar Qendrën e Dokumentimit të Kërkimit Shkencor Arbëresh në San Demetrio Corone (1978), dhe e ka drejtuar atë në v. 1980-1981. Ideator dhe drejtues i Institutit Ndërkombëtar Qendra Ikonografike Arbëreshe e Mongrasanos (1990-1997). Është autor i librave: “Gli Arbëreshë di Calabria-Note su origini, sviluppo, stato attuale e problemi-Arbëreshët e Kalabrisë-Shënime mbi origjinën, zhvillimin, statusin aktual dhe problemet”, 1984. Më 1988 botoi librin historik, demografik dhe antropologjik “Mongrassano: viaggio nei secoli di una comunità-Mongrassano: udhëtim nëpër shekujt e një komuniteti”; Autor i kapitullit për Shqiptarët në studimin “Vecchie e nuove minoranze-Pakicat e vjetra dhe të reja”, 1990. Në v. 2001-2003 ka kuruar veprën në katër vëll. “La Diversità Arbëreshe”, autor i vëll. I dhe IV, si dhe bashkautor i vëll. III. Me nismën e D. Guagliardit dhe nën drejtimin e tij janë realizuar dhjetëra aktivitete kulturore e shkencore mbi Arbëreshët dhe trashëgiminë e tyre kulturore e gjuhësore. Është autor i një vargu artikujsh studimorë dhe divulgativë, si dhe i 7 romaneve.