Dërgimi i kumtesave dhe raporteve

Artikujt

Vëllimi do të ketë një seksion me punime të recensuara të zgjedhura në gjuhën angleze, (secili punim i recensuar nga dy studiues) dhe një seksion të përgjithshëm. Të gjithë artikujt e autorëve të regjistruar planifikohen të përfshihen në seksionin e artikujve të përzgjedhur për recensim, nëse janë të shkruara ose të përkthyera në gjuhën angleze; por përkthimi duhet të jetë i nivelit akademik që të mundësohet recensa në anglisht. Recensuesit mund ta refuzojnë përfshirjen e artikullit në këtë seksion të përzgjedhur ose ta pranojnë atë dhe t’u sugjerojnë autorëve ndryshimet e nevojshme në përmbajtje dhe strukturë.

Autorët e regjistruar duhet të bëjnë të qartë nëse ata po e dorëzojnë punimin e tyre për seksionin special për recencë apo për seksionin e përgjithshëm. Punimet e botuara në Seksionin e Përgjithshëm gjithashtu duhet të jenë të standardeve të botueshme. Gjuha e tyre mund të jetë anglishtja ose gjuha e zgjedhur nga autori. Të gjitha punimet duhet të kenë një abstrakt në anglisht.

Artikujt: max. 3000-3500 fjalë (abstrakti: rreth 250 fjalë)

📍 Submit your peer-reviewed paper here | 📍 Submit your peer-reviewed paper here (shortened version)

📍 Submit your general section paper here | 📍Submit your general section paper here (shortened version)

Raportet

Të gjitha raportet që janë në standarde të botueshme do të publikohen në një pjesë tjetër të vëllimit. Raportet mund të botohen në gjuhën angleze ose në gjuhën e zgjedhur nga autori. Të gjithë raportet duhet të kenë një abstrakt në gjuhën angleze.

Raportet: max. 1200-2000 fjalë (abstrakti: rreth 150 fjalë)

📍 Submit your report here | 📍Submit your report here (shortened version)

Lutemi ndiqni stilin dhe formatin APA (edicioni i 7 -të).