Goals

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka për detyrë:

  1. Të jetë zëdhënësja e koordinimit të politikës shtetërore për studimin e historisë, letërsisë dhe kulturës së komunitetit arbëresh me qëllim bashkëpunimin e mëtejshëm shkencor e kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh.
  2. Të ndërtojë një strukturë studimore dhe publikimesh për arbëreshët, bazuar në buxhetin e miratuar për të.
  3. Të vlerësojë dhe ndërtojë projekte të përbashkëta me operatorë të interesuar, vendas ose të huaj, në funksion të qëllimit të saj në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  4. Të bashkëpunojë me katedrat e gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit, për të realizuar të qëllimin e saj të promovimit të gjuhës dhe identitetit kombëtar të komunitetit arbëresh, në funksion të faktorizimit të tij në vendet pritëse.
  5. Të organizojë vetë ose në partneritet me palë të treta aktivitete dhe konferenca shkencore me fokus kulturën dhe historinë e komunitetit arbëresh.
  6. Të bashkëpunojë për realizimin e projekteve arsimore që kontribuojnë në përhapjen dhe promovimin e gjuhës dhe të kulturës amtare tek arbëreshët.
en_USEnglish