FEL XXV (2021)

Konferenca e Fondacionit për Gjuhët e Rrezikuara

Fondacioni për Gjuhët e Rrezikuara, Konferenca e 25-të Vjetore – FEL XXV (2021)

Tema kryesore: Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora

Tema e veçantë: Gjendja dhe studimi i Arbërishtes si gjuhë e rrezikuar e diasporës

Botimi i Akteve të Kuvendit

2021, 16-19 dhjetor | Tiranë, Shqipëri

Vendi organizator: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Gjuha në konferencë: Anglisht, Italisht, Shqip – Gjuha kryesore e konferencës është anglishtja; në disa seanca të grupuara do të përdoret italishtja dhe shqipja. Do të ketë përkthim në anglisht për fjalimet kryesore që nuk janë në anglisht.​

Forma e organizimit: në sallë si dhe me lidhje në internet

E-maili i personit të kontaktit: edmond.cane@qspa.gov.al

Fondacioni për Gjuhët e Rrezikuara dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ftojnë përzemërsisht studiuesit në mbarë botën, institucionet dhe anëtarët e komunitetit që punojnë në rigjallërimin e gjuhëve të rrezikuara dhe dokumentimin dhe arkivimin e tyre, për të kontribuar në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora “, e cila do të zhvillohet në Tiranë, Shqipëri, në 16-19 Dhjetor, 2021. Konferenca është planifikuar që të organizohet në sallë, dhe me një mundësi lidhjeje virtuale për disa kumtesa. Në rast se situata pandemike në dhjetor nuk lejon pjesëmarrjen fizike të studiuesve dhe pjesëmarrësve, është planifikuar gjithashtu një organizim alternativ. Në një rast të tillë, do të riformulojmë programin tonë si një konferencë virtuale dhe do t’ju informojmë për ndryshimet. Kumtesat e pranuara do të botohen nga QSPA përpara konferencës dhe këto do të jenë gati për shpërndarje gjatë punimeve të konferencës. Gjithashtu, për disa kumtesa të zgjedhura, kemi menduar edhe për një botim tjetër me redaktim shkencor (peer-review).