Kujtojmë sot me rastin e 20-vjetorit të vdekjes, një nga figurat kyçe të sistemit bankar italian, arbëreshin Enriko Kuça (Enrico Cuccia).
Ai ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të ekonomisë italiane për 50 vjet; njeriu i pakteve dhe i marrëveshjeve të brendshme në familjet e mëdha të kapitalizmit të sotëm italian e evropian. Personazh i famshëm për maturinë e tij, për refuzimin e tij, për të folurit përpara publikut. Ai ishte presidenti i parë dhe më jetëgjatë i bankës më të fuqishme të kohës, Mediobanca.
Gjeniu arbëresh i financave italiane të bumit ekonomik, është shumë i njohur për shprehjen: “historia nuk bëhet në skenat e mëdha, por në paradhomat e vogla”.
Profili në vijim na njeh për më shumë detaje: