Në përmbushje të misionit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët për kryerjen e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, referuar pikës nr. 6 të VKM-së nr. 601, datë 04.09.2019, “Për krijimin e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët”, Vendimit nr. 3, datë 02.04.2021, të Këshillit Koordinues të QSPA-së “Për kontraktimin e ekspertëve/bashkëpunëtorëve të jashtëm për botimet e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët për vitin 2021”, ju informojmë se për realizimin e botimeve të librave për vitin 2021, si rezultat i konsultave të zhvilluara me profesorë dhe akademikë të Këshillit Akademik Teknik mbi Botimet, si dhe miratimit me Vendimin nr. 02.04.2021 “Për miratimin e listës së botimeve vjetore të QSPA-së” të Këshillit Koordinues të QSPA-së, kemi përzgjedhur vepra (studimore dhe letrare) të autorëve arbëreshë dhe jo vetëm, të cilët janë të spikatur për kontributin e tyre, të paardhura ndonjëherë në shqip, në mënyrë që të plotësohet kësisoj boshllëku me materiale, të cilat deri më sot janë konsultuar vetëm në gjuhët origjinale, shpallim njoftimin për rekrutimin e ekspertëve/bashkëpunëtorëve të jashtëm për:
– 4 (katër) studiues dhe përkthyes të gjuhës italiane;
– 1 (një) studiues dhe përkthyes të gjuhës gjermane;
– 5 (pesë) redaktorë shkencorë të përkthimit;
– 2 (dy) redaktorë letrarë dhe teknikë;
– 2 (dy) redaktorë gjuhësorë.
Kushtet që duhet të plotësojnë për pranim kandidatët për ekspertë/bashkëpunëtorë të jashtëm, si: përkthyes, redaktorë shkencorë të përkthimit dhe redaktorë gjuhësorë, teknikë e letrarë, të cilët do të angazhohen me kontratë shërbimi për botimet e vitit 2021 dhe do të paguhen si ekspertë/bashkëpunëtorë të jashtëm, janë si vijon:
· Të kenë tituj akademikë duke filluar nga grada shkencore “Doktor”, për pozicionin e studiuesit dhe përkthyesit të gjuhës italiane dhe/ose gjermane;
. Të kenë tituj akademikë duke filluar nga grada shkencore “Doktor”, për pozicionin e redaktorit shkencor të përkthimit;
. Të kenë diplomë Bachelor në Shkencat Filologjike, për pozicionet redaktor gjuhësor, redaktor letrar dhe teknik;
· Të kenë jo më pak se 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune në shkencat filologjike, në studimin, përkthimin dhe redaktimin e teksteve të vjetra;
· Të jenë zotërues dhe njohës shumë të mirë të teksteve të vjetra të gjuhëve përkatëse, për pozicionin e studiuesit e përkthyesit;
· Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe/ose gjermane.
Përbëjnë avantazh:
Gradat dhe titujt akademikë më të lartë se “Doktor”.
Dokumentet që duhet të dorëzojnë kandidatët për ekspertë/bashkëpunëtorë të jashtëm janë si më poshtë:
· Jetëshkrim i plotësuar (CV);
· Fotokopje të diplomës “Doktor”, “Profesor i Asociuar”, “Profesor”, “Bachelor”;
· Çdo dokument tjetër që vërteton përvojën në studime, përkthime, redaktime etj., apo çdo dokument tjetër të përmendur në jetëshkrimi (CV);
· Fotokopje të letërnjoftimit (ID-së).
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të QSPA-së, në adresën: Rr. “Ibrahim Rugova”, Nr. 5, pll. Sky Tower, Kati 7, Ap. 4, Tiranë, Shqipëri, ose në e-mailin zyrtar të institucionit tonë: info@qspa.gov.al.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 28 prill 2021, ora 16:00.