Etleva Domi

Dr. Etleva Domi ka indur në Tiranë në vitin 1960. Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Frënge në 1983 dhe Bibliotekonomi në 1986.  Në vitin 1984 nis punën në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, fillimisht si bibliotekare e më pas si bibliografe; prej vitit 1999 mban detyrën e nëndrejtores. Pedagoge e Gjuhës Frënge (me kohë të pjesshme) në Universitetin e Tiranës në periudhën 1985-1993. Veprimtaria profesionale dhe akademike, brenda dhe/ose jashtë vendit, ka qenë dhe vijon të jetë e drejtuar nga Shkenca e Bibliotekonomisë dhe Albanologjia. Ka ndjekur kurse formimi afatshkurtër e afatmesëm për Shkencën e Informacionit dhe Bibliotekave, Menaxhim  Kulturor, si dhe ka kryer hulumtime shkencore bibliografike në: Francë, SHBA, Danimarkë, Egjypt, Slloveni etj.

Prej vitit 2000 është pjesëtare e stafit akademik (titullare lënde) pranë Shkollës Kombëtare të Bibliotekonomisë dhe lektore në Qendrën e Trajnimit Bibliotekar. Me ftesë të universiteteve të huaja ka mbajtur ligjërata profesionale dhe/ose promovuar punime bibliografike në mjedise studentore dhe akademike.  Autore dhe/ose bashkëautore punimesh bibliografike dhe/ose botimesh enciklopedike brenda dhe/ose jashtë vendit; autore artikujsh të botuar në shtypin profesional vendas dhe/ose të huaj; kumtuese në takime ballkanike dhe europiane, konferenca, seminare, workshope kombëtare e ndërkombëtare ; anëtare e bordeve të botimit në revista profesionale brenda dhe/ose jashtë vendit; anëtare e Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare; anëtare e komiteteve organizuese të konferencave shkencore brenda dhe/ose jashtë vendit; drejtuese dhe/ose koordinatore/eksperte në projekte ndërkombëtare në fushën e librit e bibliotekave; pjesëmarrëse në cilësinë e specialistes së shkencës së bibliotekave në komisione, konsulta, grupe pune të ngritura nga Ministria e Kulturës për hartimin dhe/ose përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e librit dhe bibliotekave; anëtare e jurive të ndryshme; ndjekëse e zhvillimeve në fushën bibliotekonomisë/veprimtarisë botuese bibliografike dhe/ose albanologjike etj. Mban gradën shkencore “Doktor në shkencën e bibliotekave” (2011).

Për kontributin profesional dhe përfshirjen aktive në promovimin e kulturës shqiptare në botë ka marrë çmimin “Best Practice”, edicioni II akorduar në vitin 2006 nga Junior Chamber Italiana & Junior Chamber International;  Titullin e  Nderit “Personaliteti frankofon i vitit 2014” nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë  dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë; Dekoratën “MIRËNJOHJE” nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.
sqAlbanian