Firmoset memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ceremonia e firmosjes nga të Drejtoresha Ekzekutive e QSPA Prof. Diana Kastrati, dhe Drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, u mbajt sot në ambientet e QKLL, në prani të anëtareve të stafeve dhe përfaqësuesve të mediave. Aktet e firmosura parashikojnë rregullimin e marrëdhënieve midis palëve, me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta. Projektet që do të realizohen në bashkëpunim do të kenë si qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për shkëmbimin e ekspertizës dhe përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të komunitetit arbëresh, nxitjen e leximit dhe të krijimtarisë të lidhur me promovimin e letërsisë arbëreshe dhe të autorëve që studiojnë letërsinë arbëreshe brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, në këto projekte do të përfshihen edhe botimi dhe promovimi i librave të autorëve të ndryshëm që studiojnë letërsinë arbëreshe me mbështetjen e QSPA dhe të QKLL, si dhe promovimi i personaliteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme historike.
Krenarbëria
Në ndarjen e çmimeve të konkursit “KRENARBËRIA”, të zhvilluar në mjediset e “Social HUB-Training Room”, rruga Skënderbej, Tiranë, në këtë edicion...