Sunday, March 26, 2023
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

Fjala përshëndetëse e drejtoreshës së QSPA-së, Prof. Diana Kastrati në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare mbi profesorin Emil Lafe

Home Lajme
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Sot në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare” të organizuar nga Universiteti i Vlorës, drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) prof. Diana Kastrati, në hapje të konferencës mbajti një fjalë përshëndetëse në nderim të kontributit akademik të profesorit Emil Lafe, i cili është njëherësh edhe drejtor i revistës shkencore “Continuum”. Në fjalën e vet, profesoresha Kastrati ka ravijëzuar tiparet kryesore të profilit të profesorit dhe studiuesit Emil Lafe, ku ndër të tjera thekson:
“Atributi “elegant” është ai që në gjykimin tim përmbledh më saktësisht profilin e profesorit tonë mbarëkombëtar, Emil Lafe, duke e marrë këtë term në kuptimin më të epërm që përmbledh në vetvete që në zanafillë të tij në latinisht eligĕre (i përzgjedhur) të një individi “me karakteristika te vyera e jo thjeshtësisht të imitueshme, linear”.
Është fort e vështirë të jesh dhe të mbetesh elegant në kontekstet tona sociale e akademike, duke qëndruar njëkohësisht i patrandur në bindjet e veta e duke mos u imponuar kurrë me qëndrime të forta; të shprehesh qartë e pa dykuptime mbi argumente të një rëndësie parësore për fatet e kulturës sonë kombëtare siç është gjuha; të jesh në skenën akademike violinë e parë për një hark kohor prej 60 vitesh e të mos mbartësh as edhe një grimë protagonisti; të bësh misionarin mbrojtës të Dijes pa qëndrime gjysmake”.
Fjalën e plotë të drejtoreshës ekzekutive të QSPA-së, prof. Diana Kastrati mund ta ndiqni në vijim:

Atributi “elegant” është ai që në gjykimin tim përmbledh më saktësisht profilin e profesorit tonë mbarë kombëtar, Emil Lafe, duke e marrë këtë term në kuptimin më të epërm që përmbledh në vetvete që në zanafillë të tij në latinisht eligĕre (i përzgjedhur) të një individi “me karakteristika te vyera e jo thjeshtësisht të imitueshme, linear”.

Është fort e vështirë të jesh dhe të mbetesh elegant në kontekstet tona sociale e akademike, duke qëndruar njëkohësisht i patrandur në bindjet e veta e duke mos u imponuar kurrë me qëndrime të forta; të shprehesh qartë e pa dykuptime mbi argumente të një rëndësie parësore për fatet e kulturës sonë kombëtare siç është gjuha; të jesh në skenën akademike violinë e parë për një hark kohor prej 60 vitesh e të mos mbartësh as edhe një ngrimë protagonisti; të bësh misionarin mbrojtës të Dijes pa qëndrime gjysmake.

 Duke patur të qartë që ky tubim i sotëm do të bëjë të mundur që të përshkojë, nxjerrë në pah e analizojë me çelësat e duhur të leximit figurën shumëplanëshe të profesor Lafes, zgjodha të them diçka që e ndiej si thelbësore ndaj tij e ta ndaj me ju, në dy plane: në atë personal e në atë profesional të njohjes e bashkëpunimit me të nderuarin Profesor Lafe.

Emri i tij ka qenë i pranishëm për mua që në vogëli, falë kontaktit të tim eti me të. Por njohja e parë daton larg, kur isha vetëm 18 vjeçe, studente në Fakultetin e Filologjisë, drejtimi gjuhë dhe kulturë italiane. Profesor Lafe na jepte lëndën komplekse të Hyrjes në Gjuhësi. I qartë, i strukturuar, i saktë. Asnjëherë më i afërt se ç’lejon normalisht raporti profesor – student, e as i largët. Shkurt, ajo që trumpetohej që prej fillimeve të civilizimit grek: e mesmja e artë!

Në rrugëtimin tim të mëvonshëm, nuk ishte fati që ndërhyri, por vullneti i Profesorit. Në detyrën që kisha asokohe si shefe e Departamentit të Italianistikës në Universitetin e Tiranës, më merr më vete e më propozon të fusja lëndë të reja në program duke patur gjithmonë vizionin e qartë të një perspektive të duhur për atë departament. Nuk e pata falenderuar asnjëherë ballë për ballë: sot m’u duk rasti ideal!

Në gjithë veprimtarinë e tij të gjatë e të pandërprerë me botime në nivele ndërkombëtare e në seli prestigjoze akademike, në revista e në të përditshme a gazeta të përjavshme kulturore, me vëmendjen e tij tejet të ndjeshme e të mprehtë ndaj çështjeve që të tjerëve iu rrëshqisnin si ajo e pasojave të rrezikshme të keqpërdorimit të gjuhës shqipe, asetit tonë më të çmuar kombëtar, e sendërtuar kjo në pjesëmarrjen e tij aktive e të vijueshme në mediat e shkruara e vizive, duke mos qenë kurrë i slloganeve shterpë, por kritik i mprehtë e i vendosur mbi këtë argument, i vëmendshëm deri në detaj ndaj kompleksitetit që sjell shtrembërimi i përdorimit të saj, duke parapëlqyer analizën e saktë si prej kirurgu në vend të bujës llafollogjike e protagoniste mediatike, është shndërruar kësodore në një misionar të politikave gjuhësore komunikuese për të gjithë komunitetin shqipfolës brenda e jashtë kufijve.

Jam e bindur që të gjitha këto do të jenë objekt analize i kësaj dite akademike, për të cilën shpreh respektin e mirënjohjen ndaj organizatorëve. Por, më pëlqen të ndalem tek momenti i dytë i ritakimit tonë me Profesorin. Ndër disa nga këto lëmi që kanë ngërthyer interesin e tij prej dekadash, me kontribute të vlerta e të vyera, ishte edhe ai i universit arbëresh. Njohës i hollë i këtij realiteti gjuhësor, kulturor e letrar, ai nuk mund të mos ishte ndër të parët studiues të cilit iu drejtuam si Qendër e studimeve dhe publikimeve për Arbëreshët. Dhe sërishmi u gjenda përballë Profesorit me të njëjtin admirim të 18 vjeçares së dikurshme jo thjesht e vetëm për diapazonin e gjerë të dijeve të tija (e mirëqenë kjo), por mbi të gjitha për atë atribut fillestar me të cilin e nisa këtë përshëndetje: elegancën e finesën e tij në të dhënit e mendimeve, orientimeve, vënies në dispozicion të Qendrës me një bujari të rrallë intelektuale (fenomen gati në zhdukje, fatkeqësisht) të njoftunive të tija në rrethin e albanologëve shqiptarë e të huaj. Përpos këtyre kontributeve reale të tij të mësipërme ndaj institucionit tonë, me recensat e artikujt mbi arbëreshët e mbi botimet tona, prej muajsh kemi nderin dhe privilegjin ta kemi edhe drejtor të numrit të parë të Revistës studimore “Continuum” të institucionit tonë, pas një viti e pak muajsh themelimi të kësaj Qendre, e cila do të shohë shpejt dritën e botimit.

Me urimet më të mira për këtë organizim, po e shpreh dëshirën e të institucionit tonë e timin njëherazi me një frazë shkodrane: ta ndjefshim veç zanin e mirë, fort i nderti Profesori ynë!

Related Posts

Aktivitet i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) me rastin e 120-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Jeronim De Rada

Aktivitet i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) me rastin e 120-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Jeronim De Rada

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) zhvilluan një...

Konferenca Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora”

Konferenca Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora”

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) përfaqësohet në Konferencën që u mbajt në Universitetin e Venecias, Gjuhët e...

Ekspozita “Përrallat e baladat arbëreshe përmes artit grafik”

Ekspozita “Përrallat e baladat arbëreshe përmes artit grafik”

by

U hap sot me datë 19.12.2022 ekspozita “Përrallat e baladat arbëreshe përmes artit grafik”, me punimet e nxënësve të Liceut...

Takimi në komunën e Cassalvechio di Puglia

Takimi në komunën e Cassalvechio di Puglia

by

Vizita treditore në Pulja e Drejtoreshës Ekzekutive të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Prof. Diana Kastrati dhe...

Load More
Next Post
QSPA dhuron libra në institucionet kryesore kulturore në Vlorë

QSPA dhuron libra në institucionet kryesore kulturore në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Rreth Nesh

    Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Thirrje për studiuesit e interesuar, QSPA organizon konferencën shkencore “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 75-vjetori i historianes së letërsisë, poetes dhe profesoreshës Klara Kodra

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • Aktivitet i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) me rastin e 120-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Jeronim De Rada
  • Tetori i Librit ”LIBRI AFRON BOTËN ”
  • Konferenca Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora”
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023

© 2020