Kryetari i Federatës së Shoqatave Arbëreshe (FAA) dhe një nga aktivistët më të mëdhenj të çështjes arbëreshe në Itali, eseisti dhe shkrimtari Damiano Guagliardi ka botuar një letër të hapur në të cilën u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe individëve që të mbështesin me materiale dokumentare, libra e revista mbi botën arbëreshe institucionin e ngritur rishtas në Tiranë, Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
Në këtë kuadër, ai ka risjellë në vëmendje nismën e ndërmarrë prej Federatës së Shoqatave Arbëreshe (FAA) për t’i siguruar QSPA-së një fond prej të paktën 5000 fotografish nga epoka paradigjitale, si për mbledhjen e materialeve fonike, audiovizive dhe filmike.
Ndër të tjera, ai thekson se “jemi një burim dhe një rast sa unik, aq dhe i rrallë për shpëtimin e trashëgimisë sonë. Për këtë i kërkojmë kryetarëve të bashkive, shoqatave kulturore, fondacioneve, institucioneve akademike dhe shkencore, individëve italo-shqiptarë t’i bashkohen me një forcë për një mbështetje kolegjiale, për Institutin e Tiranës që duam ta quajmë FORUMI i Arbëreshëve për QSPA”. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni tekstin e plotë të letrës:
”Trashëgimia kulturore arbëreshe”
Data 6 qershor, brenda javës italiane të kulturës (1-7 qershor) iu dedikua arbëreshëve, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më...