Sunday, March 26, 2023
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

Maria Antonia Braile, poetesha e parë arbëreshe dhe lirizmi i saj fin

Home Fakte dhe të dhëna për Arbëreshët
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Poeteshat shqiptare kanë ardhur tek bregu i poezisë, shumë më vonë se simotrat e tyre evropiane dhe botërore. Kjo nuk ndodhi, natyrisht, se atyre u mungonte talenti individual me kombësitë e tjera, por për shkak të rrethanave jashtëzakonisht të vështira historiko-sociale, një pjesë e të cilave si pushtimi otoman, ato e ndanin me bashkatdhetarët meshkuj, që edhe ata mbetën disi mbrapa në krahasim me bashkëvëllezërit europian, ndonëse e kapërcyen prapambetjen relative, me një djegie etapash.  Po gratë shqiptare ishin veçanërisht të rënduara nga paragjykimet patriarkale që ndikonin mbi to, nga pozita e tyre e nënshtruar në gjirin e familjes dhe të shoqërisë shqiptare. E vetmja mundësi për të shfaqur talentin e tyre ishte letërsia gojore, në të cilën merrnin pjesë si këngëtare anonime (sidomos në këngët e vajtimit).

Poetesha e parë shqiptare, madje shkrimtarja e parë shqiptare (po qe se nuk llogarisim Dora D’Istrian, që ka qenë e mërguar prej kohe në Rumani dhe e shfaqi talentin e vet më tepër si studiuese ose kritike;  Xhentile Mandalanë që ishte më tepër folkloriste) qe një përfaqësuese e diasporës arbëreshe Maria Antonia Braile, që botoi vëllimin e vet “Këngë në arbërisht dhe në italisht” në vitin 1917.

Ajo pati një jetë të shkurtër 1894-1917. Ishte me origjinë nga Shën Mitër Korona dhe ato pak vjersha që shkroi u botuan vetëm pas vdekjes së saj nga i vëllai, Salvadore, që ishte edhe ai poet, por shumë ndryshe prej saj. Maria Antonia Braile nuk ka vetëm rëndësi historike, padyshim ajo shkroi pak dhe ishte edhe një poeteshë minore, por dallohet për një lirizëm të çiltër dhe fin. Mbase po të jetonte, talenti i saj do të çelte lule të tjera lirike. Në vëllimin e saj, çuditërisht për një vajzë të re, mungon lirika e dashurisë.

Vjershat që spikasin aty janë “Tek e keqja sëmundje”, qartësisht autobiografike, ku përshkruhen vuajtjet e saj nga sëmundja që po i merr jetën në lulen e rinisë dhe ndihet etja për jetë dhe ankthi i vdekjes. Krahasimi i vetes me një lule që lëngon është një krahasim i njohur, por që personalizohet prej saj duke i dhënë ngrohtësi. Për koncizitet dhe forcë përshkruese spikat vjersha portret ku shihet një fëmijë i parakohshëm, që do të jetë edhe ai jetëshkurtër, Dukagjini: Rri te froni Dukagjini/ Me ata Sizif e heljmuar/  Ruan zjarrin çë ë i shuar.

Kjo vjershë e merr forcën nga një epitet që karakterizon sytë e fëmijës dhe bie në kundërshtim me moshën e tij të njomë “e heljmuar” dhe nga vështrimi i tij drejt zjarrit që është shuar  dhe sikur paralajmëron shuarjen e shpejtë të djalit të vogël.

Meriton vëmendje edhe vjersha në frymë popullore me distikë të rimuar që i kushtohet luftës, Luftës së Parë Botërore, që shihet në një optikë femërore si kositëse jetësh të reja dhe aspak në një përmasë lavdie apo heroizmi.

Vëllimi i poeteshës së re nuk pati jehonë ndër bashkëkohësit, po do të përmendet shumë më vonë nga studiuesi arbëresh Gradilione, më vonë akoma, nga studiuesit e tokës mëmë Shqipërisë, si Nasho Jorgaqi dhe ne vetë.

Më vonë, më 1995 studiuesi kanadez Robert Elsie do t’i jepte një vend të vogël në “Histori e letërsisë shqiptare” që botoi në New York. Ribotimi i këtij vëllimi të vogël mund të paraqiste interes.

Burimi origjinal: https://redaktori.net/maria-antonia-braile-poetesha-e-pare-arbereshe-dhe-lirizmi-i-saj-fin/

Related Posts

118 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit

118 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit

by

Më 20 maj 1903 lindi Ernest Koliqi mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, edhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë...

Një vjetori i ndarjes nga jeta të albanologut të mirënjohur Giuseppe Gradilone

Një vjetori i ndarjes nga jeta të albanologut të mirënjohur Giuseppe Gradilone

by

Si sot një vit më parë u nda nga jeta albanologu i mirënjohur Giuseppe Gradilone, një nga personalitetet më...

151 vjetori i lindjes së filologut arbëresh, Nilo Borgia

151 vjetori i lindjes së filologut arbëresh, Nilo Borgia

by

Si sot, 151 vjet më parë, pikërisht më 1 mars të vitit 1870 lindi filologu arbëresh Nilo Borgia. Ai...

94-përvjetori i ndarjes nga jeta të Zef Skiroit

94-përvjetori i ndarjes nga jeta të Zef Skiroit

by

Sot shënohet 94-përvjetori i ndarjes nga jeta të Zef Skiroit, i cili ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist...

Load More
Next Post
Maria Antonia Braile, poetesha e parë arbëreshe dhe lirizmi i saj fin

75-vjetori i historianes së letërsisë, poetes dhe profesoreshës Klara Kodra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Rreth Nesh

    Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Thirrje për studiuesit e interesuar, QSPA organizon konferencën shkencore “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 75-vjetori i historianes së letërsisë, poetes dhe profesoreshës Klara Kodra

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • Aktivitet i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) me rastin e 120-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Jeronim De Rada
  • Tetori i Librit ”LIBRI AFRON BOTËN ”
  • Konferenca Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora”
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023

© 2020