Maximiljana Barancic

Dr. Maximiljana Barancic (Karuc), lindi në 3 tetor të vitit 1947, në Zadar. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi po aty. Në vitin 1971 u diplomua për anglisht dhe rusisht në Fakultetin Filozofik në Zadar. Punoi në Shkollën Detare të Zadarit nga viti 1972 deri më 1994. Nga viti 2002 u transferua në Universitetin e Zadarit, ku punoi si pedagoge e ushtrimeve gjuhësore në anglisht. Nga viti 2001 deri në pensionim, më 1 tetor 2013, punoi si pedagoge në Departamentin e Anglishtes në Universitetin e Zadarit. Përgjatë kohës që punoi në universitet, kreu studimet pasuniversitare për gjuhësi dhe fitoi gradën “Doktor Shkencash Filologjike” në Universitetin e Zadarit, me temë “Leksiku i ligjërimit të Arbëreshëve të Zadarit, si refleksion i kontakteve gjuhësore”. Që nga viti 2014, zhvilloi një kurs të të folurit në Arbërishte, së pari në Bibliotekën e Qytetit dhe, që nga tetori i vitit 2016, në ambientet e Shoqatës Kulturore dhe Artistike “Vicko Zmajević” Zadar-Arbanasi. Në këtë shoqatë është zgjedhur kryetare që nga dhjetori i vitit 2015. Është përkthyese e licensuar për gjuhët: anglisht, rusisht dhe italisht. Ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore dhe ka botuar shumë punime e artikuj në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është anëtare e disa shoqatave shkencore dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës së saj ka realizuar trajnime, seminare, konferenca e ligjërata në vende të ndryshme, si: Kroaci, Mbretëri e Bashkuar, Amerikë, Austri, Belgjikë dhe Çeki. Për kontribute të spikatura në fushën e albanologjisë për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe promovimit të saj, është nderuar me disa çmime dhe institucione akademike dhe diplomatike, si: Universiteti i Prishtinës, me Certifikaten e Merites “Milan Šufflay”, etj.

sqAlbanian