Misioni

Misioni i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) është kryerja e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit mes studiuesve të fushës vendas dhe në diasporë e më gjerë, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e strukturës së studimeve mbi komunitetin arbëresh.

Pjesë e misionit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) është vlerësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me komunitet arbëresh në botë, përmes organizimit të aktiviteteve dhe konferencave shkencore. Ato do të kenë në fokus cilësimin e historisë së komunitetit arbëresh, si pjesë e shkencës albanologjike, por edhe rivlerësimin e marrëdhënieve të vendlindjes me komunitetin shqiptar më të vjetër në diasporë.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) synon përmes studimeve e publikimeve mbi Arbëreshët, të cilat do të realizohen prej Drejtorisë së Studimeve dhe të Publikimeve, të jenë të koordinuara me atë të institucioneve të tjera shkencore si dhe studiuesit e fushës, brenda dhe jashtë vendit.
sqAlbanian