[vc_row][vc_column][vc_column_text]
Drejtoresha Ekzekutive e QSPA prof. Diana Kastrati dhe dy studiues të qendrës janë të ftuar dhe po ndjekin aktivitetet që po organizohen në Shkup me rastin e 5-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza”. Fillimisht, Drejtoresha Kastrati u takua me rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” prof. dr. Azis Pollozhani, me të cilin u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor, realizimin e aktiviteteve dhe projekteve shkencore të përbashkëta, si dhe u realizua nënshkrimi i Marrëveshjes dypalëshe. Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin edhe studiuesit Dr. Vilma Proko dhe Dr. Edmond Cane, u dhurua një komplet i librave të botuara nga QSPA për bibliotekën shkencore të universitetit. Më tej u mbajt takimi me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, z. Frymëzim Dauti, me të cilin gjithashtu u nënshkrua Marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit, si dhe u bë dhurimi i librave të botuar nga QSPA.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”2054,2055,2056,2057″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]