Thursday, June 8, 2023
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

Një vit pa Xhani Belushon, QSPA organizon një veprimtari shkencore

Home Lajme
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës organizuan sot veprimtarinë e radhës me temë: “Giovanni Belluscio, kontributi i poliedrikut arbëresh të kohëve tona”.
Takimi online nën drejtimin e studiueses Vilma Proko nxori në pah kontributin e shumëfishtë të këtij personaliteti të botës arbëreshe, me rastin 1-vjetorit të largimit të tij nga jeta. Në takim morën pjesë me kumtesat e tyre studiuesit e mirënjohur: Prof. Shezai Rrokaj, Prof. Aljula Jubani dhe prof. Klara Kodra. Takimin e përshëndetën edhe prof. Dhori Qiriazi nga Universiteti i Selanikut, si dhe poeti e studiuesi arbëresh Mario Bellizi.
Profesor Shezai Rrokaj u shpreh se “kjo është një nismë shumë interesante për të kujtuar një njeri shumë të dashur dhe atë çfarë ai i ka dhënë shkencës në tërësi. Giovanni është një figurë e rëndësishme kombëtare me vlerë të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për gjithçka që ai solli. Giovanni përcillte mençuri tek të tjerët, ishte shkollë mendimi. Bashkë hartuam një fjalor, sepse e ndjenim që gjuhës shqipe i mungonte një fjalor i tillë. Laboratorit të fonetikës në departamentin e Gjuhësisë i kemi vendosur emrin e Giovanni Belluscio në shenjë respekti.”
Profesoresha Aljula Jubani në kumtesën që kishte hartuar në bashkëpunim me studiuesen Emilia Conforti bëri një prezantim të të gjithë kontributit të Gianni Belluscio-s në fushën e fonetikës dhe theksoi se “Belluscio investoi kompetencat e tij për të mbrojtur gjuhën shqipe në shumë universitete në Itali dhe në vende tjera europiane”.
Ndërsa studiuesja Klara Kodra solli kontributin e Gianni Belluscio-s si historian i letërsisë dhe kritik letrar për veprën e Santorit.
I përlotur për humbjen e kushëririt dhe mikut të tij, poeti arbëresh Mario Bellizzi foli për punët e Gianni Belluscio-s: “Unë me Giannin ishim kushërinj, jemi rritur bashkë, unë isha më i madh se ai. Kishim një shoqatë bashkë në katund dhe çdo ditë flisnim për nisma të reja. Kam folur me të në telefon dy ditë para vdekjes dhe me gjithë problemet që kishte ai më tha disa gjëra krejt të tjera. Më tha kam një fletore me poezi dhe ruaje ti. Unë e ndërpreva dhe i thash se për momentin fokusohu tek shëndeti, por ai vazhdoi. Vdiq në rrethana dramatike shumë të ngatërruara, por la pas një kontribut të vyer në institucionet akademike.”
Profesor Dhori Qiriazi nga Universiteti i Selanikut, duke vënë theksin në kontributin e Gianni Belluscio-s mbi studimin “Greqizmat në të folmet arbëreshe: dëshmi dhe histori të kontakteve gjuhësore” tregoi edhe mbi faktin se pati biseduar me Giovanni Belluscio-n për të hartuar së bashku një studim mbi greqizmat, por ky projekt mbeti në tentativë.

Related Posts

”Trashëgimia kulturore arbëreshe”

”Trashëgimia kulturore arbëreshe”

by

Data 6 qershor, brenda javës italiane të kulturës (1-7 qershor) iu dedikua arbëreshëve, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më...

Salloni Ndërkombëtar i Librit në Torino

Salloni Ndërkombëtar i Librit në Torino

by

Çeli dyert Salloni Ndërkombëtar i Librit në Torino, ku Shqipëria zë vendin e nderit mes 44 shtetesh dhe 200...

Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”

by

Në datën 15 maj 2023, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe...

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) do të jetë pjesë e agjendës së Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, Itali.

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) do të jetë pjesë e agjendës së Sallonit Ndërkombëtar të Librit në...

Load More
Next Post
QSPA zgjidhet zyrtarisht si institucioni pritës organizator i një prej konferencave më të rëndësishme ndërkombëtare

QSPA zgjidhet zyrtarisht si institucioni pritës organizator i një prej konferencave më të rëndësishme ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Rreth Nesh

    Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ”Trashëgimia kulturore arbëreshe”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Thirrje për studiuesit e interesuar, QSPA organizon konferencën shkencore “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • ”Trashëgimia kulturore arbëreshe”
  • Salloni Ndërkombëtar i Librit në Torino
  • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
    • Kontakt
      • Webmail
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2023

© 2020