Pëllumb Xhufi

Akad. prof. dr. Pëllumb Xhufi lindi në Durrës në vitin 1951. Kreu studimet e larta në Fakultetin e Letrave e të Filozofisë të Universitetit “La Sapienza”, (Romë, 1972-1977). U diplomua për Studime Bizantine e Mesjetare në vitin 1978. Në v. 1991-1992 ka kryer studime postdoktorale në Këln (Gjermani), me mbështetje të Fondacionit “Humboldt”. Prej vitit 1981 u punësua në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, në Departamentin e Historisë së Mesjetës. Në v. 1997 u emërua Drejtor i Drejtorisë Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku nga viti 1998 deri 2001 ka kryer funksionin e Zv.ministrit të Jashtëm dhe nga 2001 në 2004 atë të Ambasadorit të Shqipërisë në Romë. Në v. 2005-2009 ka qenë anëtar i Parlamentit të Shqipërisë. Në v. 2009 rifilloi punë në Institutin e Historisë dhe aktualisht punon në Seksionin e Albanologjisë të Akademisë së Shkencave. Ka botuar, brenda dhe jashtë vendit më shumë se 70 punime e artikuj shkencorë si dhe monografitë e librat e mëposhtëm studimorë, ndonjë prej të cilëve në bashkautorësi:

  1. Dilemat e Arbërit. Studime mbi Shqipërinë mesjetare, “Pegi”, Tiranë, 2006.
  2. Gli Statuti di Scutari, përkthyer nga latinishtja e italishtja mesjetare, “Biella”, Romë 2002.
  3. Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi I (Mesjeta), Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë, 2002.
  4. Nga Paleologët te Muzakajt: Berati e Vlora shek. XI-XV, “Botimet 55”, Tiranë, 2009.
  5. Ikje nga Bizanti, “Dituria”, Tiranë, 2009.
  6. Shekulli i Voskopojës, “Toena”, Tiranë, 2010 (Përkthyer në gjuhën maqedone në 2011).
  7. Histori e Kosovës, tekst akademik (Mesjeta), Prishtinë, 2011.
  8. L’Albania Veneta. La Serenissima e le sue popolazioni nel cuore dei Balcani, Patrimonio Veneto nel Mediterraneo 6, “Biblion Edizioni”, Milano, 2012.
  9. Çamëria. Vështrim historik dhe etno-kulturor, Instituti i Studimeve “Çamëria”, Tiranë, 2015.
  10. Árbërit e Jonit. Vlora, Delvina e Janina në shek. XV-XVII, “Onufri”, Tiranë 2016.
  11. Skënderbeu, ideja dhe ndërtimi i shtetit, “Dituria”, Tiranë 2019.
  12. Histori e Kosovës (Mesjeta), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, (në botim).
sqAlbanian