E mërkurë, Korrik 6, 2022
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Lajme
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Studime
    • Publikime
    • E-Arkiva
    • E-Book
  • NGULIMET
  • KONTAKT
    • Webmail
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Lajme
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Studime
    • Publikime
    • E-Arkiva
    • E-Book
  • NGULIMET
  • KONTAKT
    • Webmail
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

Përfundoi me sukses veprimtaria me temë “100-vjetori i poetit arbëresh Lluka Perone”

Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Përfundoi me sukses veprimtaria me temë “100-vjetori i poetit arbëresh Lluka Perone”, organizuar sot, me datë 10 dhjetor nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me departamentin e letërsisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Të ftuar ishin dhe dy studiuesit e mirënjohur të letërsisë Prof. dr. Ymer Çiraku dhe Prof. Dr. Sadik Bejko, të cilët kanë botuar prej vitesh studime mbi letërsinë arbëreshe në përgjithësi dhe për veprën e Lluka Perrones në veçanti.
Në fjalën e saj Drejtoresha e QSPA-së, Diana Kastrati foli për aktivitetet e shumta të ndërmarra nga institucioni që drejton për të kujtuar figura të rëndësishme të letërsisë arbëreshe. Gjithashtu, edhe shefja e departamentit të letërsisë, Prof. Persida Asllani përshëndeti nismën e QSPA-së dhe shprehu gatishmërinë edhe për bashkëpunime të tjera të kësaj natyre.
Prof. Ymer Çiraku në fjalën e tij u fokusua tek poezia e Lluka Perone: “Krahas Dushko Vetmos e Vorea Ujkos, Karmell Kandrevës e Pietro Napolitanos dhe jo pak të tjerëve, Lluka Perrone, është nga ata poetë, që e mbarti denjësisht vazhdimësinë dhe mbijetesën e denjë të kësaj letërsie. Te ky poet, shfaqet një profil interesant dhe konsekuent në prirjet e tij artistike. Ai doemos që përthith mjaft elemente nga limfa e poezisë së epokës deradiane, por ky qëndrim i tij, nuk shfaqet e mbetet në nivel plagjiature, përkundrazi, vjen si nevojë ekuilibri artistik, për të ruajtur e vijuar prirje të atilla etno-kulturore, që do të mbeteshin në harmoni me shpirtin dhe frymën e këtij komuniteti, ngulur në mes të botës latine. Pra, fryma romantizante, ideja fikse e mallit për dheun e të parëve, plazmimi i mjaft elementeve nga folklori, kujtesa dhe vetëdija historike, vazhdojnë të përcillen edhe te ky poet, duke dëshmuar lidhjet me këtë situatë letrare specifike, por që sigurisht – nuk e shpërfill totalisht realitetin më të gjerë socio-letrar përreth. Shkrimtari dhe dijetari i shquar arbëresh Dushko Vetmo (Françesko Solano), e ka vlerësuar krijimtarinë poetike të Perrones si një poezi në dukje disi të thjeshtë, me mesazh të qartë, ku ndihet “dritë agimesh dhe vegullime mëngjesore bashkë me kuqërrime të mbrëmjes: hidhërime të shpirtit në fjalë të sjella përmbi flatrat e erës së natës…”. Pas metaforikës së këtij gjykimi të hollë impresionant, është sintetizuar thelbi i kësaj poezie, sa të kthjellët e të qetë në dukje, aq edhe të trazuar së brendshmi, duke u shfaqur si një poezi e kontrasteve dhe e dramatizmit tronditës. Pikturimi me dritë-hije i mjediseve dhe i përjetimeve njerëzore, të adresuara këto, nëpër situata dhe episode reale – apo në një kontekst universal, përcjell te lexuesi harenë dhe dramën e jetës. Ky pasqyrim kompleks, është në vazhdën e poezisë arbëreshe, që përgjithësisht, ka synuar të bëhet një kronikë sa më e plotë e jetës, në frymën e artit epiko-lirik.
Profesor Sadik Bejko u ndal tek roli i Lluka Perrones si poet dhe pasuria që ai la pas në letërsinë tonë. “Konceptimi i autorëve minor ose madhor në një letërsi ndonjëherë përcaktohet edhe nga faktor të tjerë, si për shembull që një autor është i rëndësishëm në një moment të caktuar, nëse i marrin parasysh edhe merita plus që mund të ketë, për shembull një kontribut në fushën politike. Lluka Perrone, si letrar për mua në vlerat e tij më të mirë, frymëzimin e tij të pasur dhe të balancuar në mjediset arbëreshe për mua është një shkrimtar i shek. XX dhe poezia e tij sado që duket si një poezi peizazhi është shumë më shumë se sa një varg imazhesh të lidhura më njëra-tjetrën. Vargjeve të tij duhet t’u gjesh një lidhje për t’i kuptuar, pra është një poezi me ide dhe jo një poezi formale, gjë që e bën Perronen një autor të rëndësishëm, jo vetëm në poezinë arbëreshe, por edhe në poezinë shqiptare.”
Veprimtaria u ndoq gjerësisht nga shumë studiues, profesorë e studentë dhe pati disa diskutime mbi rëndësinë e rivlerësimit të letërsisë arbëreshe në përgjithësi.

Related Posts

Delegacioni shqiptar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe QSPA-së të kanë zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit të Kalabrisë

Delegacioni shqiptar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe QSPA-së të kanë zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit të Kalabrisë

by pWlxNSJiIy
21 Qershor, 2022

Delegacioni shqiptar i përbërë nga anëtarë të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe përfaqësues të...

Një delegacion shqiptar kanë nisur takimet zyrtare në ngulimet arbëreshe në Itali

Një delegacion shqiptar kanë nisur takimet zyrtare në ngulimet arbëreshe në Itali

by pWlxNSJiIy
20 Qershor, 2022

Një delegacion shqiptar, i përbërë nga anëtarë të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe përfaqësues...

Një grup pune nga QSPA ka nisur një ekspeditë studimore në komunitetet arbëreshe në Kalabri

Një grup pune nga QSPA ka nisur një ekspeditë studimore në komunitetet arbëreshe në Kalabri

by pWlxNSJiIy
20 Qershor, 2022

Një grup pune nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka nisur prej datës 12 qershor një...

Drejtoresha ekzekutive e  QSPA-së, prof. Diana Kastrati ka zhvilluar një vizitë studimore në Venecia

Drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, prof. Diana Kastrati ka zhvilluar një vizitë studimore në Venecia

by pWlxNSJiIy
15 Qershor, 2022

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati ka zhvilluar një vizitë studimore...

Load More
Next Post
Tryezë e rrumbullakët mbi një aktivitet të përbashkët midis QSPA-së dhe Departamentit të Historisë së ASA-s

Tryezë e rrumbullakët mbi një aktivitet të përbashkët midis QSPA-së dhe Departamentit të Historisë së ASA-s

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Rreth Nesh

    Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Delegacioni shqiptar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe QSPA-së të kanë zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit të Kalabrisë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Thirrje për studiuesit e interesuar, QSPA organizon konferencën shkencore “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KZh

Postimet e fundit

  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës
  • Delegacioni shqiptar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe QSPA-së të kanë zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit të Kalabrisë
  • Një delegacion shqiptar kanë nisur takimet zyrtare në ngulimet arbëreshe në Itali

Mediat Sociale

Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”,Nr. 5, pll. Sky Tower, Kati 7, Ap. 4, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Lajme
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
  • RRETH NESH
    • Misioni
    • Detyra
    • Struktura
    • Drejtori
    • Këshilli Koordinues
    • Revistë Informuese
  • LEGJISLACIONI
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KONFERENCA
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Studime
    • Publikime
    • E-Arkiva
    • E-Book
  • NGULIMET
  • KONTAKT
    • Webmail

© 2020

sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish