Sot në mjediset e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) u zhvillua takimi mes drejtoreshës ekzekutive të QSPA-së, prof. as. dr. Diana Kastrati dhe shefit të katedrës së Albanologjisë në Universitetin “Ludwig-Maximilian” të Mynihut, në Gjermani, profesor Bardhyl Demiraj.
Në cilësinë edhe të bashkëpunëtorit të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ai u njoh nga afër me veprimtarinë e deritanishme të Qendrës, si dhe me perspektivat dhe mundësitë e bashkëpunimit mes QSPA-së dhe Katedrës së Albanologjisë që ai drejton prej 20 vjetësh në Munih.
Profesor Demiraj, përveç kontributit pedagogjik, ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme në fushën studimore për dritësimin e emrave të autorëve të shqipes në motmotet e errëta të bulëzimit të shkrimit shqip. Njëherësh është autor i disa librave studimorë, të pasuruar me shpjegime filologjike mbi tekstet e traditës arbëreshe, ku vlen të përmendim: “Gjaku i shprishur”, “Grimca biografike për autorët tanë të vjetër” etj.
Delegacioni shqiptar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe QSPA-së të kanë zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit të Kalabrisë
Delegacioni shqiptar i përbërë nga anëtarë të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe përfaqësues të...