Kujtojmë sot me rastin e 119-vjetorit të vdekjes, lirikun e madh arbëresh Zef Serembe (1843-1901). Ai lindi në Strigari të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit, ku pati mësues Jeronim De Radën.
Që herët u lidh me lëvizjen garibaldine dhe më vonë me lëvizjen çlirimtare në Shqipëri.
Zef Serembe botoi vëllimin me vjersha “Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja” dhe një përmbledhje me tingëllima italisht “Sonetti vari”. Lëvroi gjerësisht lirikën, trajtoi motive atdhetare, filozofike-shoqërore etj. Krijimtaria e Zef Serembe e pasuroi poezinë arbëreshe me mjete shprehëse, sidomos në prozodi. Vdiq në San Paolo të Brazilit i sëmurë rëndë.
Burimi origjinal: http://redaktori.net/119-vjet-me-pare-vdiq-poeti-arberesh-zef-serembe/