Kujtojmë sot me rastin e 371-vjetorit të lindjes Klementi XI (1649–1721), i cili ishte Papë në vitet 1700–1721. Emri i pagëzimit të tij është Xhovani Françesko (Giovanni Francesco) Albani. Lindi në Urbino (Itali) në një familje fisnikësh me origjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit. U emërua kardinal nga papa Inocenti XI në vitin 1690.
U zgjodh papë më 23 nëntor të vitit 1700, rreth dy muaj pas vdekjes së Inocentit XII. Klementi luftoi kundër nepotizmit brenda kishës. Në vitet 1715–1718 mbështeti Venedikun dhe perandorin Karli VI në luftën kundër Osmanëve. Në vitin 1713 me kërkesën e mbretit të Francës shpalli bulën “Unigenitus”, në të cilën i dënoi (këtë herë në favor të Jezuitëve) mësimet e Jansenistëve, duke dhënë shkak për konflikte të ashpra në radhët e katolicizmit francez. Në pontifikatin e Klementit XI nën drejtimin e kryeipeshkëvit të Tivarit, Vinçenc Zmaje-viqit, u mblodh Kuvendi i Arbënit (1703), procesverbali i të cilit u botua më 1706 shqip e latinisht. Vdiq më 19 mars 1721 në Romë.
Burimi origjinal: https://www.vaticannews.va/sq/kisha/news/2018-07/papaalbani-klementi-pervjerori-linjdes.html