Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) do të organizojë ditën e hënë, me datë 23 nëntor 2020, ora 11.00 veprimtarinë e radhës me temë: “Arbërit e Jonit- Bisedë me Akademikun Pëllumb Xhufi në kuadër të festës së 28 Nëntorit”
“Arbërit e Jonit” është studimi voluminoz i botuar së fundmi nga studiuesi Pëllumb Xhufi dhe diskutimi online me autorin do të përcjellë të dhëna e dëshmi të sintetizuara për periudhën e mesjetës arbërore, e cila deri më tani nuk është njohur dhe studiuar sa duhet.
Duke kërkuar për vite me radhë në Arkivat e Venecias dokumentet që shkruhen për Arbërit, përgjatë shekujve të 15-të, 16 e 17-të, historiani Xhufi ka zhbiruar të vërtetën historike, aty ku trazohen dinamikat e politikave otomane me ato të krishtërimit europian. Ky aktivitet do të realizohet përmes platformës zoom dhe do të transmetohet në kohë reale edhe në faqen zyrtare të facebooku-t: https://www.facebook.com/qendraestudimevedhepublikimeveperarbereshet. Mund të bëheni edhe ju pjesë aktive e këtij takimi online, përmes komenteve e pyetjeve tuaja në facebook.