Gazetari dhe dramaturgu arbëresh Mario Caliva realizoi sot një intervistë me Dr. Ardita Reçin, studiuese e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Në fokus të bisedës ishin objekti i punës dhe planet e së ardhmes së kësaj qendre. Shqetësim dhe objekt debati në rrethet studimore përsa i përket kulturës dhe traditave arbëreshe sot, është përçimi i tyre tek brezi i ri, ndaj dhe Caliva i drejtoi një pyetje të tillë Reçit, duke u interesuar edhe mbi strategjitë që ka qendra për të afruar të rinjtë e në të ardhmën për të mundësuar studime mbi fushat e saj të veprimit. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek aktiviteti shkencor që QSPA do të realizojë në vjeshtë të këtij viti, me temë: “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”, thirrja për pjesëmarrje në të cilën është e hapur deri më 15 shkurt.
Bisedën mund ta ndiqni të plotë këtu:
https://www.facebook.com/watch/live/?v=179015457339008&ref=watch_permalink