Sot, në mjediset e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) filluan xhirimet e dokumentarit “Arbëreshët”, të mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) me skenar dhe regji nga Fabian Kati, drejtor fotografie Ilda Papajani dhe shtëpia e produksionit “Tunel”.
Në kudër të realizimit të këtij dokumentari u intervistua Drejtoresha Ekzekutive e QSPA-së prof. Diana Kastrati, e cila foli mbi veprimtarinë e institucionit që drejton, objektivat, misionin dhe strategjitë e punës përgjatë shtatë muajve të funksionimit të kësaj Qendre, si u ndal në specifikat e librave kryesorë që pritet të botohen këto ditë nga QSPA.
Filmi dokumentar do të trajtojë disa nga aspektet kryesore të kulturës dhe të traditave arbëreshe, si dhe synon të paraqesë një vështrim tërësor të raporteve shqiptaro-arbëreshe. Dokumentari, i cili pritet të realizohet së shpejti, do të transmetohet në kinematë shqiptare dhe italiane, si dhe në Televizionin Publik Shqiptar.
Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë
Në përfundim të një maratone dyditore kumtesash e prezantimesh u mbyll Kuvendi i Dytë të Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra...