Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët i dhuron 4 botimet e vitit të parë të funksionimit të saj Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ky dhurim bëhet jo vetëm në kuadrin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis QSPA-së dhe ASA-s, por edhe në kuadrin e destinimit të kushtëzuar ligjërisht të këtyre botimeve për të gjitha qendrat akademike dhe studimore e bibliotekat në territorin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Italisë së Jugut e Zarës së Kroacisë. Drejtoresha Ekzekutive prof. Diana Kastrati, e shoqëruar nga Dr. Silvana Nini, autore e njërit prej botimeve të këtij viti, si dhe nga zj. Klevina Zhuri, punonjëse pranë QSPA-së, zhvilluan një takim të përzemërt me Rektorin e ASA-s prof. Marenglen Verli, ku u fol jo vetëm mbi librat, por edhe mbi bashkëpunimet e ardhshme midis këtyre dy institucioneve.
Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë
Në përfundim të një maratone dyditore kumtesash e prezantimesh u mbyll Kuvendi i Dytë të Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra...