Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Federatën e Shoqatave Arbëreshe (FAA) organizon takimin e radhës me temë: “Pino Cacozza – Flamurtar i kulturës arbëreshe”. Takimi online do të mbahet ditën e premte me datë 19 mars, ora 11.00 dhe të ftuar do të jenë dy studiuesit arbëreshë, Damiano Guagliardi, i cili është njëherësh edhe Kryetar i Federatës së Shoqatave Arbëreshe (FAA) dhe anëtar i Këshillit Koordinues të QSPA-së, si dhe studiuesi i gjuhës dhe i letërsisë Francesco Marchianò, autori i disa librave studimorë. Të dy kumtuesit arbëreshë, nën moderimin e studiueses Jolanda Lila do të sjellin përmes ligjëratës së tyre profilin njerëzor dhe profesional të poetit, shkrimtarit dhe kompozitorit arbëresh Pino Cacozza, i cili u nda nga jeta një muaj më parë. Takimi do të zhvillohet në platformën “Zoom”.
Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë
Në përfundim të një maratone dyditore kumtesash e prezantimesh u mbyll Kuvendi i Dytë të Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra...