Sot, drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, znj. Diana Kastrati priti në një takim znj. Greta Lekaj, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun dhe CSR në Raiffeisen Bank si dhe Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko.
Gjatë bashkëbisedimit, znj. Kastrati falenderoi znj. Lekaj, të cilët në kuadër të programit Raiffeisen Invest bën të mundur pajisjen me kompjutera për të gjithë stafin e kësaj qendre kërkimore, e krijuar për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar si një institucion me fokus të veçantë kryerjen e studimeve për komunitetin arbëreshë.
Gjithashtu, znj. Lekaj u njoh edhe me disa nga objektivat dhe projektet kryesore për vitin 2020 si dhe studimet kryesore mbi të cilat është përqendruar puna kërkimore-shkencore e stafit të këtij institucioni.