Sot me datë 4 dhjetor 2020, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Gjatë kësaj mbledhjeje, u shqyrtuan nga anëtarët e Këshillit Koordinues, raporti vjetor i punës së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), si dhe plani i punës për vitin e ardhshëm.
Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) prof. Diana Kastrati përvijoi në trajtë të sintetizuar rezultatet e punës së bërë gjatë 8 muajve të funksionimit të institucionit që drejton, përkatësisht nga muaji mars deri në dhjetorin e vitit 2020. Gjithashtu, u bënë të njohura kalendari i veprimtarive, si dhe plani i punës për vitin e ardhshëm, të cilat kanë në fokus thellimin në disa fusha studimore, si dhe promovimin e ndërveprimin me komunitetin arbëresh, për të qenë sa më pranë tyre në fushën e shkencës kulturës, arsimit, e mbi të gjitha, gjuhës.
Anëtarët e Këshillit Koordinues të QSPA-së vlerësuan punën e bërë, sidomos në këtë kohë të vështirë pandemie dhe miratuan në parim planin e punës për vitin e ardhshëm, duke i konsideruar rezultatet të lëvdueshme dhe synimet për të ardhmen ambicioze dhe të rëndësishme.
“Përtej detit”
Më datë 6 qershor, ora 19.00, në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, Qendra e Studimeve dhe...