Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati, së bashku me grupin e studiuesve që janë pjesë e këtij institucioni, kanë zhvilluar sot një vizitë studimore në bibliotekat kryesore të qytetit të Shkodrës.
Qëllimi i vizitës lidhet me njohjen nga afër të literaturës mbi Arbëreshët, si dhe krijimin e kontakteve të bashkëpunimit për shfrytëzimin e titujve të pasur që ofrojnë këto biblioteka, ndër më të pasurat në vendin tonë.
Gjatë ditës së sotme, janë zhvilluar vizita në bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si dhe në Bibliotekën Françeskane.
Drejtuesit e këtyre bibliotekave kanë mirëpritur studiuesit e QSPA-së dhe iu kanë vënë në dispozicion bazën e të dhënave të titujve të librave të ndryshëm që kanë mbi Arbëreshët.