Tarifat e regjistrimit FEL XXV
Regjistrimi hapet në 2 gusht
Linku për rregjistrim: https://vonweber.nl/fel/membership_form.html
Tarifat e regjistrimit mbulojnë pushimet për kafe (kafe, çaj, snacks) në pushimet mes seancave, tri dreka dhe darkën e mirëseardhjes (16 dhjetor) për të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar, por jo për personat shoqërues. Personat shoqërues paguajnë më vete.
Tarifat e regjistrimit nuk mbulojnë akomodimin apo udhëtimin. Pagesa për darkën zyrtare (18 dhjetor) do të bëhet direkt gjatë konferencës.
Kur të hapet regjistrimi në 2 gusht 2021, ju mund të bëni pagesën për regjistrimin dhe për tarifën e anëtarësimit sipas kategorive më poshtë.
Aktet e konferencës (kumtesat dhe raporte të zgjedhura për punë/projekte në terren) do të jenë në dispozicion gjatë konferencës në formë botimi të QSPA. Shpenzimet për botimin e akteve do të mbulohen nga QSPA për të gjithë kontribuesit e regjistruar.
Kategoritë e tarifave të regjistrimit për pjesëmarrësit e konferencës
Shënim: Për prezantuesit që nuk do të jenë në gjendje të vijnë për shkak të kufizimeve të pandemisë, do të mundësohet një mënyrë paralele online për t’u lidhur ato në kohë reale me pjesëmarrësit e konferencës. Prezantuesit online do të paguajnë 15 paund britanikë (GBP) nëse janë anëtarë të FEL-it. Për të gjithë pjesëmarrësit virtualë kërkohet anëtarësia në FEL.
- A) Tarifë e plotë regjistrimi në konferencë – 128 paund britanik
Aplikohet për ata që marrin pjesë në konferencë dhe që në momentin e regjistrimit nuk e kanë bërë regjistrimin si anëtarë të FEL për vitin 2022.
- B) Regjistrim në konferencë për anëtarë të FEL me ulje speciale
Aplikohet për ata që marrin pjesë në konferencë dhe që e kanë bërë regjistrimin si anëtarë të FEL për vitin 2022. Pjesëmarrësit mund të regjistrohen si anëtarë të rinj të FEL ose të rinovojnë anëtarësimin e tyre aktual apo më të hershëm në FEL për vitin 2022 në momentin kur regjistrohen për konferencë, dhe menjëherë përfitojnë të drejtën për ulje speciale të tarifës dhe për të gjitha përfitimet e tjera të anëtarësisë në pjesën e mbetur të viti 2021.
Brenda kësaj kategorie dallojmë tri tarifa të ndryshme regjistrimi (shih B1, B2 dhe B3 më poshtë), sipas llojit të anëtarësisë në FEL.
Për më shumë informacion lidhur me llojet e anëtarësimit në FEL, lutem shihni http://www.ogmios.org/membership/index.php .
B1) Regjistrimi në konferencë i anëtarëve me status solidariteti – 30 paund britanik
Aplikohet për anëtarët FEL me status solidariteti. Ky lloj anëtarësimi në FEL është falas dhe mundësohet për ata persona që nuk vijnë nga vendet më poshtë:
SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Afrika e Jugut, Japoni, Kore e Jugut, Hong Kong, Singapor, Tajvan, Izrael, Britani e Madhe, Arabi Saudite, Emiratet Arabe, Islandë, Norvegji, Zvicër ose vendet e Bashkimit Europian.
B2) Regjistrim në konferencë për anëtarësimin me status favorizues – 30 paund britanik
Aplikohet për anëtarë me status të favorizuar në FEL dhe mundësohet për studentët me kohë të plotë, personat e papunësuar dhe personat në pension. Në këtë rast, do të paguhet edhe tarifa vjetore e anëtarësimit, e cila është 19 paund britanik.
B3) Regjistrim në konferencë për anëtarë të tjerë të FEL– 60 paund britanik
Aplikohet për të gjitha llojet e tjera të anëtarësimit në FEL, si Anëtarësimi i rregullt (tarifa vjetore është 34 paund britanik), Anëtarësim Nderi dhe Anëtarësim Institucional.
- C) Bileta regjistrimi falas
Aplikohet për organizatorët, studentët lokalë, të ftuar specialë dhe ligjëruesit plenarë të konferencës.
Për të gjithë pjesëmarrësit dhe ndjekësit e konferencës, kërkohet regjistrim në konferencë.