Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
Pas Kuvendit I të Studimeve Arbëreshe, disa konferencave në tema më specifike, kërkimeve kryer gjatë kësaj periudhe, përfshi edhe ekspeditat në terren (2022), QSPA organizon Kuvendin II të Studimeve Arbëreshe në 4-5 Shtator 2023, në Tiranë, i cili vjen si nevojë në lidhje me
i) shqetësimet e gjuhëtarëve në nivel europian e më gjerë për kërcënimin real mbi gjuhët e minoriteteve dhe diasporave historike;
ii) preokupimin konkret për rrjedhat e arbërishtes veçanërisht në dekadat e fundit;
iii) një diskutim dhe bashkërendim nga afër me të gjithë aktorët, për të ndarë dhe vlerësuar përvojën dhe ekspertizën e deritanishme;
iv) koordinimin dhe ndërtimin e bashkëpunimit me institucionet europiane dhe ndërkombëtare në favor të ruajtjes dhe mbështetjes për arbërishten.
Për më shumë informacion klikoni këtu
Powered by KK
Tel: +355(4)2234996