Shezai Rrokaj

Prof. dr. Shezai Rrokaj lindi në Vlorë në vitin 1957. Kreu studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Letërsisë, Bordeaux III dhe Jusieu, Universiteti Paris VII (1980-1984). Përfundoi studimet doktorale në Universitetin e Sorbonës, Paris III (1990 dhe mori gradën “Doktor” 1992. Më 1995 mori titullin “Profesor i Asociuar” dhe më 2001 titullin “ Profesor”. Ka kryer detyrën e zv.dekanit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të UT (1993–1996); Lektor në Universitetin e Kalabrisë 1996–1999; Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në FHF 2001-2003, Rektor i Universitetit të Tiranës 2003-2008, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe zv.rektor i UT 2016-2017, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, 2008-2016 dhe nga 2019 përgjegjës departamenti në FHF. Anëtar i Senatit Akademik të UT (2008–2012, 2016–2020). Deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë 2017–2019. Shezai Rrokaj është autor i një vargu tekstesh universitare dhe monografish e përmbledhjesh me studime e kritika letrare si: “Në zbërthim të kodeve letrare”, “Struktura e një krijimtarie letrare”, “Bota poetike e Camajt”, “Qasje letrare”, “Shqyrtime kritike nga historia e letërsisë shqipe” etj. Bashkautor  në “Kritika letrare në Shêjzat”, “Hyrje në metodikën e punës shkencore”,  si edhe në disa tekste të letërsisë për shkollat e mesme, botuar në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut etj.

Pjesëmarrës me referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Bullgari etj. Bashkëdrejtues i projektit me ‘Promoalba’  me Universitetin e Leçes-Itali, pjesëmarrës në projektin për një Fjalor ballkanik të florës (UT, Universiteti i Shkupit, i Janinës, i Podgoricës dhe i Sofjes. Anëtar i Këshillit Drejtues të Seminarit Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare; anëtar i AIMAV (Organizatë konculence pranë BE, për çështjet e politikave gjuhësore-Përfaqësues i Shqipërisë; bashkëkoordinator i Seminarit Ndërkombëtar Albanologjik  të Tetovës, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Ambasadorëve të Paqes. Prof. Rrokaj Mban titujt: “Personalité francophone du multilinguisme en 2008”; “Doctor Honoris Causae” Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2014 etj.

sqAlbanian