Tuesday, January 13, 2026
QSPA
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

Një vit pa Xhani Belushon, QSPA organizon një veprimtari shkencore

Home Lajme
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës organizuan sot veprimtarinë e radhës me temë: “Giovanni Belluscio, kontributi i poliedrikut arbëresh të kohëve tona”.
Takimi online nën drejtimin e studiueses Vilma Proko nxori në pah kontributin e shumëfishtë të këtij personaliteti të botës arbëreshe, me rastin 1-vjetorit të largimit të tij nga jeta. Në takim morën pjesë me kumtesat e tyre studiuesit e mirënjohur: Prof. Shezai Rrokaj, Prof. Aljula Jubani dhe prof. Klara Kodra. Takimin e përshëndetën edhe prof. Dhori Qiriazi nga Universiteti i Selanikut, si dhe poeti e studiuesi arbëresh Mario Bellizi.
Profesor Shezai Rrokaj u shpreh se “kjo është një nismë shumë interesante për të kujtuar një njeri shumë të dashur dhe atë çfarë ai i ka dhënë shkencës në tërësi. Giovanni është një figurë e rëndësishme kombëtare me vlerë të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për gjithçka që ai solli. Giovanni përcillte mençuri tek të tjerët, ishte shkollë mendimi. Bashkë hartuam një fjalor, sepse e ndjenim që gjuhës shqipe i mungonte një fjalor i tillë. Laboratorit të fonetikës në departamentin e Gjuhësisë i kemi vendosur emrin e Giovanni Belluscio në shenjë respekti.”
Profesoresha Aljula Jubani në kumtesën që kishte hartuar në bashkëpunim me studiuesen Emilia Conforti bëri një prezantim të të gjithë kontributit të Gianni Belluscio-s në fushën e fonetikës dhe theksoi se “Belluscio investoi kompetencat e tij për të mbrojtur gjuhën shqipe në shumë universitete në Itali dhe në vende tjera europiane”.
Ndërsa studiuesja Klara Kodra solli kontributin e Gianni Belluscio-s si historian i letërsisë dhe kritik letrar për veprën e Santorit.
I përlotur për humbjen e kushëririt dhe mikut të tij, poeti arbëresh Mario Bellizzi foli për punët e Gianni Belluscio-s: “Unë me Giannin ishim kushërinj, jemi rritur bashkë, unë isha më i madh se ai. Kishim një shoqatë bashkë në katund dhe çdo ditë flisnim për nisma të reja. Kam folur me të në telefon dy ditë para vdekjes dhe me gjithë problemet që kishte ai më tha disa gjëra krejt të tjera. Më tha kam një fletore me poezi dhe ruaje ti. Unë e ndërpreva dhe i thash se për momentin fokusohu tek shëndeti, por ai vazhdoi. Vdiq në rrethana dramatike shumë të ngatërruara, por la pas një kontribut të vyer në institucionet akademike.”
Profesor Dhori Qiriazi nga Universiteti i Selanikut, duke vënë theksin në kontributin e Gianni Belluscio-s mbi studimin “Greqizmat në të folmet arbëreshe: dëshmi dhe histori të kontakteve gjuhësore” tregoi edhe mbi faktin se pati biseduar me Giovanni Belluscio-n për të hartuar së bashku një studim mbi greqizmat, por ky projekt mbeti në tentativë.

Related Posts

Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”

by

Nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në bashkëpunim me...

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe

by

Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe“Narrativa të së shkuarës dhe së tashmes në dialektikën diasporë–vendi amë: Arbëreshët dhe Shqipëria”Kuvendi III i...

Krenarbëria

Krenarbëria

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall konkursin: “Krenarbëria: Poezi arbëreshe” Qëllimi i këtij konkursi, që realizohet për të dytin...

Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”

by

Më 18 dhjetor 2024 u mbajt simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe” me rastin e...

Load More
Next Post
QSPA zgjidhet zyrtarisht si institucioni pritës organizator i një prej konferencave më të rëndësishme ndërkombëtare

QSPA zgjidhet zyrtarisht si institucioni pritës organizator i një prej konferencave më të rëndësishme ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Krenarbëria

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dita Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
  • Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”
  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023

© 2020