Saturday, July 12, 2025
QSPA
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

QSPA zgjidhet zyrtarisht si institucioni pritës organizator i një prej konferencave më të rëndësishme ndërkombëtare

Home Njoftime
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) zgjidhet zyrtarisht si institucioni pritës organizator i një prej konferencave më të rëndësishme ndërkombëtare nga Fondacioni për Gjuhët e Rrezikuara (FEL) me qendër në Britani. Vendimi është marrë pas mbledhjes së fundit të Bordit Drejtues të FEL, ku bën pjesë edhe studiuesja shqiptare Eda Derhemi, e cila është organizatorja kryesore e konferencës në  emër të  FEL. Në bashkërendim me drejtoreshën e QSPA-së Diana Kastrati, janë caktuar edhe temat e konferencës ku arbërishtja zë vend të  rëndësishëm, si edhe datat e mbajtjes së konferencës, përkatësisht 16-19 dhjetor 2021. Në këtë konferencë pritet të mbajnë kumtesa disa nga emrat më të rëndësishëm të studimeve bashkëkohore botërore mbi gjuhët në rrezik.

Pas organizimit më të fundit të FEL 24 në University College London, (2020), FEL vendosi ta organizojë konferencën e 25-të në Tiranë. Organizator lokal është QSPA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Kjo është një mundësi dhe vëmendje e posaçme për të shqyrtuar dhe diskutuar gjendjen dhe perspektivat për mbijetesën e dialekteve të shqipes jashtë vendit amë: të folmeve të arbëreshëve në Itali, në Kroaci, të arvanitasve, etj.

Kjo është një konferencë e rëndësishme që organizohet rregullisht çdo vit nga Fondacioni për Gjuhët e Rrezikuara (FEL) në bashkëpunim me universitetet dhe qendrat shkencore më të mira të botës.
Ka rreth 30 vjet që gjuhëtarët kanë konstatuar dhe konfirmuar tendencën për humbjen e përshkallëzuar të shumicës së gjuhëve të botës. Kauza e Gjuhëve të Rrezikuara u përvijua më zyrtarisht duke filluar nga 1991, nga diskutimi dhe prezantimi në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Gjuhësisë, duke vijuar më tej me studime, iniciativa, raporte ekspertësh, dokumente të rëndësishme ndërkombëtare, që kanë përfshirë si institucione të politikës ndërkombëtare: OKB, UNESCO, Këshillin e Europës, Bashkimin Europian, ashtu edhe institucione akademike. Ka pasur lëvizje, iniciativa deri ligje të rëndësishme në këtë kuadër, pjesë e të cilës është edhe ligji italian i vitit 1999, Karta Europiane për Gjuhët Minoritare.
Tri konferencat e fundit të FEL, para kësaj që QSPA do të organizojë, janë marrë përsipër nga University College London  (London), University of Sydney (Sydney, Australia) and University of Iceland (Reykjavik).

Related Posts

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe

by

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), do të mbahet më...

Krenarbëria

Krenarbëria

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall konkursin: “Krenarbëria: Poezi arbëreshe” Qëllimi i këtij konkursi, që realizohet për të dytin...

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës pranë Drejtorisë së Studimeve dhe...

Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës pranë Drejtorisë së Studimeve dhe...

Load More
Next Post
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet QSPA dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet QSPA dhe Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Krenarbëria

    Krenarbëria

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dita Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
  • Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”
  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës
  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendit të lirë të punës
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
  • Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023

© 2020