Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në takimin e ditës së djeshme të realizuar në Sallën e Aktiviteteve në Rektorat, ishin të pranishme Drejtoresha Ekzekutive e QSPA Diana Kastrati dhe një pjesë e stafit si dhe Rektorja e Unviersitetit të Shkodrës Suzana Golemi dhe një pjesë e stafit të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Pas fjalës së mirëseardhjes së Rektores Golemi dhe një paraqitjeje të misionit dhe veprimtarisë së QSPA nga Drejtoresha Ekzekutive Kastrati, u realizua edhe akti i dhurimit të librave të botuara nga QSPA. U dhuruan dy komplete të secilit nga 4 vepat e botuara për Bibliotekën e Universitetit, të cilat iu dorëzuan Drejtoreshës Valbona Bërdica dhe dy komplete për Qendrën e Studimeve Albanologjike. Drejtoresha e Qendres së Studimeve Albanologjike Zamira Shkreli, dhuroi disa botime për bibliotekën e QSPA. I pranishëm në takim ishte edhe, profesor Bashkim Gjergji, anëtar i Redaksisë së Revistës “Continuum”, të QSPA i cili ka ftuar të pranishmit të marrin pjesë me artikuj në botimin e kësaj reviste.Takimi u ndoq edhe nga gazetarë të televizioneve lokale.
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...