Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall konkursin:
“Krenarbëria: Rrëfime arbëreshe”
Qëllimi i këtij konkursi është mbështetja e krijimtarisë artistike të të rinjve arbëreshë në fushën e prozës me objekt vetë botën arbëreshe, duke nxitur dygjuhësinë si mjet shprehës, por edhe frymëzimin prej ngjarjeve historike dhe elementeve të ndryshme të trashëgimisë arbërore.
Tematika:
Je një shkrimtar i ri? Ruan në kujtesën tënde histori të veçanta dhe njeh kulturën arbëreshe? Ke trashëguar prej familjes anekdota që meritojnë të njihen prej të gjithëve? Kjo sfidë është për ty. Jemi në kërkim të teksteve letrare të pabotuar më parë që nxjerrin në pah në mënyrë origjinale dhe bashkëkohore botën komplekse dhe tejet të pasur të arbëreshëve.
“Prej nga lart dukej bota” – është tema bosht e këtij konkursi, e cila rikrijon në mënyrë imagjinare topografinë e ngulimeve kryesore arbëreshe, të ngritura në maja malesh e kodrash.
Skena qendrore e soditjes nga lart (nga maja e një shkëmbi, e një ndërtese të lashtë apo moderne, e një avioni, e një ure etj.) mund të sigurojë pikënisje brenda të cilave të matet dinamika e zhvilluar mes kulturave të ndryshme, si dhe të ndihmojë fokusimin e reflektimeve në marrëdhëniet midis botës arbëreshe dhe asaj përreth.
Kriteret e pjesëmarrjes:
- Pjesë e konkursit mund të bëhen të gjithë të rinjtë e moshës 18 deri në 45 vjeç.
- Pjesëmarrësit duhet të jenë me origjinë arbëreshe ose t’i përkasin komunitetit arbëresh.
- Tematika e konkursit duhet të respektohet përgjatë fabulës, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë.
- Krijimet duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara më parë.
- Gjatësia e tregimit nuk duhet të kalojë 25.000 karaktere, duke përfshirë hapësirat.
- Krijimet preferohet të shkruhen në arbërisht, ose mund të shkruhen në italisht, por me kushtin që, të paktën 20% e fjalëve, të jenë në gjuhën arbëreshe.
- Krijimet duhet të dërgohen në adresën: krenarberia.qspa@gmail.com
- Afati i dorëzimit është data 20 dhjetor 2023.
- Tregimi duhet të shoqërohet me një bio të shkurtër të autorit (duke përfshirë një dokument identiteti të skanuar).
Shpërblimet:
Fituesi i çmimit “#krenarbëria”, përzgjedhur nga një juri prej profesionistësh, do të marrë trofeun e realizuar enkas për këtë çmim.
Dy tregimet më të mira, së bashku me tregimin e çmimit kryesor, do të publikohen me një koment në revistën studimore “Continuum- Revistë e studimeve arbëreshe”, ndërsa një pjesë e teksteve të vlerësuara për nivelin e lartë artitik do të botohen në një vëllim të posaçëm, përgatitur me kontributin dhe kujdesin kritik të stafit të QSPA.
Shpallja e çmimit do të bëhet më 17 janar, ndërsa ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në fund të Janarit.
Shpalljen e plotë të konkursit e gjeni në faqen tonë të internetit https://www.qspa.gov.al/krenarberia dhe bëhuni pjesë e garës:
Centro degli Studi e Pubblicazioni per gli Arbëresh (QSPA) lancia il Concorso Letterario:
Krenarbëria: invia il tuo racconto arbëresh
Lo scopo di questo concorso è sostenere la creatività artistica dei giovani arbëresh nel campo della prosa promuovendo il bilinguismo come mezzo di espressione, assieme all’ispirazione tratta da eventi storici e dai molteplici vari elementi del patrimonio arbëresh.
Il tema:
Sei uno scrittore ancora giovane? Conservi storie speciali nella tua memoria e conosci la cultura Arbëresh? Hai ereditato dalla tua famiglia aneddoti che meritano di essere conosciuti da tutti? Questa sfida è per te. Cerchiamo testi letterari inediti che mettano in luce in modo originale e contemporaneo il complesso e ricco mondo degli Arbëresh.
“Lassù, dall’alto, si vedeva il mondo” – è il tema centrale di questo concorso, che richiama idealmente la topografia dei principali insediamenti Arbëresh, posti sulle sommità di montagne e colline.
La scena centrale della contemplazione dall’alto (dall’alto di una scogliera, di un edificio antico o moderno, di un aereo, di un ponte, ecc.) può fornire spunti entro cui misurare le dinamiche sviluppate tra culture diverse, nonché aiutare a focalizzare le riflessioni sul rapporto tra il mondo arbëresh e il mondo circostante.
Criteri di partecipazione:
- Possono partecipare al concorso tutti gli scrittori di età compresa tra i 18 ei 45 anni.
- I partecipanti devono essere di origine arbëresh o appartenere alla comunità arbëresh.
- Il tema del concorso dovrà essere richiamato dalla trama del racconto, anche se indirettamente.
- I racconti dovranno essere originali e inediti.
- La lunghezza del racconto non dovrà superare i 25.000 caratteri, spazi compresi.
- I racconti possono essere scritti in arbëresh, oppure potranno essere scritti in italiano, ma a condizione che almeno il 20% delle parole siano in lingua arbëresh.
- I racconti dovranno essere inviati all’indirizzo: krenarberia.qspa@gmail.com
- La scadenza per l’invio è il 20 dicembre 2023.
- Il racconto dovrà essere accompagnato da una breve biografia dell’autore (incluso un documento d’identità scannerizzato).
Premi:
Il vincitore del premio “#krenarbëria” sarà selezionato da una giuria di esperti della letteratura e riceverà un trofeo, realizzato appositamente per l’occasione.
I due racconti migliori, insieme al racconto che avrà ricevuto il premio principale, verranno pubblicati con un commento sulla rivista di studi “Continuum – Journal of Arbëresh Studies”, mentre una parte dei testi, valutati in base al loro livello artistico, verranno pubblicati in un volume speciale, preparato con il contributo e la cura critica da parte dei ricercatori del QSPA.
Il nome del vincitore verrà annunciato 17 gennaio prossimo, mentre la cerimonia di premiazione si terrà a fine gennaio, in una data che verrà precisata più avanti.
Puoi trovare il bando completo sul nostro sito web all’indirizzo https://www.qspa.gov.al/krenarberia e prendere parte al concorso.