Lidhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua në mjediset e Institutit të Historisë në Prishtinë mes drejtorit të këtij institucioni, Dr. Sabit Syla dhe drejtoreshës ekzekutive të QSPA-së, prof. Diana Kastrati.
Në qendër të kësaj marrëveshjeje është shkëmbimi i literaturës shkencore, si dhe hartimi i projekteve të përbashkëta akademike në realizimin e hulumtimeve shkencore dhe në organizimin e veprimtarive të ndryshme mbi Arbëreshët.
Drejtori Syla ka bërë një ekspoze të punëve kryesore të institucionit që drejton dhe së bashku me prof. Kastratin kanë diskutuar hapësirat e mundshme të bashkëveprimit ndërinstitucional për vënien në jetë të shumë projekteve.