Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) përfaqësohet në Konferencën që u mbajt në Universitetin e Venecias, Gjuhët e Rrezikuara në kontekstin shumë-gjuhësor të Ballkanit, që u mbajt më 12-13 dhjetor 2022, në Venecia, Itali.
Në këtë konferencë, mori pjesë me kumtesë, Dr. Edmond Cane, studiues nga QSPA, me temë mbi arbërishten, “Ndërthurja e shkollimit, e rrjeteve digjitale dhe sociale dhe komunikimi më i gjerë brenda komunitetit”. Dr. Cane në referimin e tij, paraqiti një koncept-ide për mundësinë e organizimit të një projekti me qendër rrjetin e shkollave ekzistuese në zonën e Kalabrisë, dhe mundësisht më gjerë, ku theksoi së pari nevojën shumë të mprehtë në kushtet e tanishme të bjerrjes së gjuhës, dhe së dyti, në një kuadër më të gjerë gjallërimin e arbërishtes.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka zhvilluar Konferencën Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora” të mbajtur në Tiranë më 16-19 dhjetor 2021, në bashkëpunim me Fondacionin për Gjuhët e Rrezikuara (Foundation for Endangered Languages, FEL), ku edhe janë trajtuar disa nga temat më të prekshme mbi rrezikun që i kanoset gjuhës së diasporës në përgjithësi dhe arbërishtes në veçanti. Për më shumë informacion për Konferencën e 26-të vjetore për Gjuhët e Rrezikuara në Nju Meksiko (SHBA), ndiqni linkun në vijim: https://www.ogmios.org/conferences/2022/
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...
Më datë 6 qershor, ora 19.00, në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, Qendra e Studimeve dhe...
Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, sot më 23 prill pranë Fakultetit të Historisë...
Sot në ambientet e Europe House, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin Italian të...
Powered by KK
Tel: +355(4)2234996