Ceremonia e çmimit të parë të Konkursit letrar për tregime
arbëreshe – “KRENARBËRIA”
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), nën varësinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon më datë 28 shkurt 2024, ora 11.00, në mjediset e “Social HUB-Training Room”, rruga Skënderbej, Tiranë ceremoninë e çmimit të parë të Konkursit letrar për tregime arbëreshe – “KRENARBËRIA”.
Në këtë konkurs që realizohet për herë të parë nga QSPA dhe ka në qendër komunitetet arbëreshe, rivitalizimin e arbërishtes, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe duke stimuluar te të rinjtë arbëreshe përdorimin e gjuhës përmes tregimeve dhe rrëfimeve të pabotuara më parë. Në ceremoninë e parashikuar, do të ndahen çmimet dhe vlerësimet speciale, pas një pune të gjatë konsultative të një jurie të përbërë nga studiues të QSPA dhe anëtarë të komuniteteve arbëreshe në Itali.
Ju mirëpresim!







