Friday, October 24, 2025
QSPA
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
        • Webmail
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023
No Result
View All Result
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
No Result
View All Result

“Nostalgjia – Mall”

Mario Calivà

Home Aktivitete
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin
Sot në ambientet e Europe House, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, organizoi një mbrëmje letrare me të ftuar special poetin, dramaturgun dhe fotografin arbëresh, Mario Calivà.
Aktiviteti u u çel me fjalën përshëndetëse të Drejtoreshës së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Prof. Diana Kastrati, e cila theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në këtë ditë, si inciativë e rëndësishme e dy institucioneve.Më pas fjalën përshëndetëse e mori z. Alessandro Ruggiero që theksoi lidhjen e fortë që përfaqësojnë Arbëreshët, si një urë mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Më tej fjalën e mori studiuesja e QSPA-së, Dr. Jolanda Lila e cila theksoi meritat e autorit në përcjelljen e poezisë së tij, si pasardhës i figurave të rëndësishme të letërsisë arbëreshe. Ajo theksoi veçantinë dhe risinë e poezisë së autorit në planin formal dhe planin përmbajtësor në krijimin e një tradite të re në letërsisë. Ndryshe nga poezia e traditës që idealizon botën arbëreshe, poezia e Caliva-së e trajton universalitetin e aktualitetit arbëresh duke të shpjerë drejt botës arbëreshe dhe pasuruar njëkohësisht edhe poezinë arbëreshe por edhe atë shqipe. Dr. Fabio Rocchi u ndal te kategoria e ‘romancës’ arbëreshe mënyra e të shkruarit dhe narrativa e shkrimeve të autorit brenda universit arbëresh.
Poeti Mario Calivà në hyrje të seancës hapëse të monologut trajtoi lidhjen ndërmjet konceptit nostalgjia dhe diasporës. Ai trajtoi rolin e letërsisë si një urë lidhëse në solidaritetin ndërbreznor. Të shkruash do të thotë të ekzistojë një popull, në rastin e arbëreshëve- tha autori, dhe një pjesë e historisë së arbëreshëve përkon me historinë e Shqipërisë. Të qënit shkrimtar të ofron një liri të madhe, pa ndjekur rregullat që kufizojnë filologun apo historianin, por kjo ndodh nëse qëllimi letrar është i qartë duke ruajtur një lloj koherence brenda fakteve historike.
Nga monologu “Nostalgjia”, nga Mario Calivà
“Nostalgjia është më shumë se një kujtim është një dashuri….zëmra e të tashmes që dashuron të shkuarën duke shikuar në të ardhmen. Një flakë që ndriçon hapat tanë e na prezanton ashtu siç jemi, Arbëreshë”.
Në këtë aktivitet Z. Mario Calivà iu dha çmimi i tretë i fituar në konkursin “KrenArbëria” zhvilluar nga QSPA, me motivacionin: Për tregimin “Mushku” në të cilin ka arritur të japë prova të prekshme të qëndrueshmërisë së kulturës arbëreshe përmes përdorimit të arbërishtes, duke shpërfaqur edhe lidhje jetike me traditën letrare italiane.


Related Posts

Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”

Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”

by

Nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në bashkëpunim me...

Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe

by

Kuvendi III i Studimeve Arbëreshe“Narrativa të së shkuarës dhe së tashmes në dialektikën diasporë–vendi amë: Arbëreshët dhe Shqipëria”Kuvendi III i...

Krenarbëria

Krenarbëria

by

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall konkursin: “Krenarbëria: Poezi arbëreshe” Qëllimi i këtij konkursi, që realizohet për të dytin...

Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”

Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”

by

Më 18 dhjetor 2024 u mbajt simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe” me rastin e...

Load More
Next Post
Dita Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

Dita Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuvendi Diturak

Postimet e Fundit

  • Krenarbëria

    Krenarbëria

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dita Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
  • Simpoziumi shkencor: “Ziaudin Kodra – Studiuesi i vyer i botës arbëreshe”
  • Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

QSPA është institucioni kërkimor shkencor për diasporën shqiptare, i cili u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 601, Datë 04.09.2019.

Powered by KK

Postimet e fundit

  • Turi “Shqipëria përmes syve të të rinjve arbëreshë”
  • Kuvendi i Tretë i Studimeve Arbëreshe
  • Krenarbëria
Adresa: Rruga “Skënderbej”, pll. 8, Kati 5, Ap. 40, Tiranë
Email: info@qspa.gov.al

Tel: +355(4)2234996

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • TË REJA
    • Fakte dhe të Dhëna për Arbëreshët
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Newsletter
    • Ngulimet
  • LAJME
  • KONFERENCA
    • Mbijetesa e arbërishtes në shekullin XXI – forum mes aktorëve kryesorë
    • Konferencë studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”
    • Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët
    • FEL XXV (2021)
  • PROGRAMI I TRANSPARENCËS
    • RRETH NESH
      • Misioni
      • Struktura
      • Drejtori Ekzekutiv
      • Këshilli Koordinues
      • Revistë Informuese
      • Kontakt
    • Ligje dhe Vendime
    • VKM
    • Detyra
    • Rregullore
    • Marrëveshje dhe Urdhra
    • Raport Vjetor
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Kërkuesit shkencorë
    • Publikime
    • E-Arkiva
  • KALENDARI
    • KALENDARI 2024
    • Kalendari 2023

© 2020