Universiteti i Zadarit, Instituti SOAS për Gjuhët në Botë, në Universitetin e Londrës, Qendra Evropiane Mercator e Kërkimit Shkencor dhe Qendra Ndërdisiplinore për Dokumentacionin Social dhe Gjuhësor (CIDLes) kanë organizuar sot konferencën ndërkombëtare gjuhësore me temë “Kontekstet e reja për përdorimin e gjuhëve minoritare”.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe studiuesi i QSPA-së, dr. Etmond Cane me kujmtesën me temë: “Mbi sfidën e standardizimit dhe situatën specifike të arbëreshëve sot”. Duke marrë parasysh se faktori kryesor që favorizon humbjen e gjuhës është pamjaftueshmëria e bazës së përdorimit, studiuesi Cane propozon një koordinim të harmonizuar të një kornize trepalëshe, duke përfshirë i) arbërishten lokal në një komunitet mjaft të reduktuar dhe fragmentar, ii) të mësuarit në shkollë, ekuilibruar në mënyrë të favorshme midis arbërishtes lokale dhe shqipes standarde, dhe iii) ligjërimi në komunitet, komunikimi shoqëror në sfera dhe media të tjera. Kjo kushtëzohet nga nevoja për përdorimin gjuhësor në funksion të zhvillimit të strukturave që nënkupton niveli dhe sfera e standardizimit.
Konferenca e organizuar nga data 26-28 maj 2021, iu dha përgjigje një sërë çështjesh, të tilla si: – Cilët faktorë kontribuojnë në transformimin e situatave gjuhësore lokale në pjesë të ndryshme të botës? Si menaxhohen gjuhët dhe varietetet minoritare në mikrokontekste dhe në nivelet bazë në mënyra që promovojnë qëndrueshmërinë e tyre?
Cilët faktorë ndikojnë në përdorimin e vazhdueshëm të disa gjuhëve / varieteteve në kontekste të caktuara? Si transformohen mënyrat ekzistuese të të folurit për të përmbushur nevojat komunikuese dhe të identitetit në situata të tilla?
Në cilat mënyra gjuhët dhe varietetet e vogla dhe të minimizuara bëhen të dukshme në hapësirën publike, në mediat tradicionale dhe / ose sociale dhe në forma të ndryshme të diskurseve institucionale?
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...