Program Social i Konferencës

Aktivitetet e planifikuara gjatë konferencës 

Koncerte nga grupe rome dhe Vllahe, të cilat mund ti shikoni duke klikuar këtu.

Film dokumentar: “Memories of a migration. An Arbëresh community in Abruzzo” – nga S. Pallini e D. di Virgilio (me titra anglisht), të cilin mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Vizita të organizuara në qendra historike kulturore

Takime, biseda.

Darka zyrtare

Darka zyrtare e konferencës  (18 dhjetor, 8 pm) opsionale – Në funksion të planifikimit, nëse dëshironi të bashkoheni në darkën zyrtare, lutemi konfirmojeni këtë, duke përcaktuar nëse do të jeni të shoqëruar nga ndonjë person tjetër (bashkëshort, partner, të afërm) brenda nëntorit 2021. Çmimi është 30 euro për person dhe mund të paguhet në ditën e aktivitetit  në Tiranë.

Ekskursion ditën e fundit (19 dhjetor 2021)

Ekskursioni 1-ditor në qytetin e Shkodrës pas konferencës (19 dhjetor) OPSIONAL – Në funksion të planifikimit, nëse dëshironi të merrni pjesë në ekskursion, ju lutemi konfirmojeni këtë, duke përcaktuar nëse do të jeni të shoqëruar nga ndonjë person tjetër (bashkëshort, partner, të afërm) brenda nëntor 2021. Çmimi është 50 euro për person dhe mund të paguhet në ditën e aktivitetit  në Tiranë. Studentët dhe persona të papunësuar paguajnë 25 euro.

Plani i ekskursionit:

-Pjesëmarrësit do të udhëtojnë me mikrobus; do nisen në 11:00 am (vendi do të njoftohet gjatë konferencës)

-vizitë e koordinuar në Kalanë e Rozafës

-shëtitje dhe kafe në pedonalen karakteristike “Kolë Idromeno”

-vizitë në Muzeun Historik të Shkodrës

[fokus: historia shumëgjuhësore dhe shumëfetare e qytetit]

-drekë në një restorant afër liqenit të Shkodrës

-vizitë në grup në Urën e Mesit.

Aktivitete opsionale para konferencës

Për pjesëmarrësit që planifikojnë të mbërrijnë në Tiranë dy ose tri ditë para konferencës, do të ketë informacion të disponueshëm në faqet online mbi mënyrat për të eksploruar qytetet shqiptare. Ju do të komunikoni drejtpërdrejt me Agjencitë e Udhëtimit. Për ndihmë dhe udhëzime në këtë proces, ju lutemi kontaktoni QSPA – Edmond.Cane@qspa.gov.a.