Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës pranë Drejtorisë së Studimeve dhe Publikimeve, në pozicionet:
– Specialist kërkimi shkencor në fushën e Gjuhësisë
– Specialist kërkimi shkencor në fushën e Historisë
– Specialist kërkimi shkencor në fushën e Antropologjisë Kulturore
Dorëzimi i dokumenteve për pozicionet e lartpërmendura do të bëhet pranë Protokollit të zyrës së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në adresën:
- Rruga “Skënderbej”, pll 8/3, Ap.40, Tiranë, Shqipëri.
si dhe në adresën e e-mail: info@qspa.gov.al
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 05/11/2024.



