Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët dhuron libra për Bibliotekën Françeskane në Shkodër. Drejtoresha Ekzekutive e QSPA Diana Kastrati e shoqëruar nga një pjesë e stafit dhe profesor Bashkim Gjergji, realizuan dje një vizitë pranë Bibliotekës Françeskane në Shkodër, në prani të drejtuesit të kësaj biblioteke Pader Vitor Demaj. Gjatë takimit u realizua akti i dhurimit të kopjeve të librave të botuar këtë vit nga QSPA dhe u diskutua për projekte të përbashkëta që mund të realizohen në vijim, dhe konkretisht për botim të studimeve, dokumenteve dhe dorëshkrimeve që klerikët françeskanë kanë mbledhur dhe ruajtur mbi jetën dhe veprat e arbereshëve.
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...