Në vazhdën e aktiviteteve të realizuara këtë javë në Madeqoninë e Veriut dhe në Kosovë, Drejtoresha Ekzekutive e QSPA-së, Prof. Diana Kastrati, së bashku me studiuesit Dr. Vilma Proko dhe Dr. Edmond Cane, kanë dhuruar libra për Institutin Albanologjik të Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogdani” dhe Institutin Arkeologjik të Kosovës. Drejtoresha Kastati dhe studiuesit Proko e Cane zhvilluan takime me përfaqësues të këtyre institucioneve dhe prezantuan disa nga objektivat dhe punët kryesore të realizuara deri më tani nga QSPA, si dhe botimet dhe veprimtaritë për vitin e parashikuar të realizohen në vitin 2021 dhe në vijim.
Krenarbëria
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) shpall konkursin: “Krenarbëria: Poezi arbëreshe” Qëllimi i këtij konkursi, që realizohet për të dytin...