Pas miratimit të raportit vjetor të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) nga Nënkomisioni për Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë, ditën e sotme u zhvilluan një takim në lidhje me reflektimin mbi këtë raport, si dhe ecurinë e punës së këtij institucioni kërkimor- shkencor. Në këtë takim ishte i pranishëm Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati, si dhe stafi akademik dhe administrativ i kësaj Qendre. Pas analizimit të rezultateve të arritura gjatë vitit 2020, u diskutuan pikat kryesore të planit të punës dhe strategjia për botimet shkencore gjatë vitit 2021.
Ditët e Librit Arbëresh Edicioni II
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në edicionin e dytë të...