U zhvillua sot mbledhja e parë e vitin 2021 e Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Në rend të ditës së këtij takimi virtual, ishte përcaktimi i strategjive të botimeve të këtij viti të QSPA-së. Në mbledhje ishin të pranishëm e anëtarët e Këshillit Koordinues dhe anëtarët e Këshillit Akademik Teknik mbi Botimet, së bashku me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe Drejtoreshën Ekzekutive të QSPA Diana Kastrati. Biseda zgjati për më shumë se dy orë dhe aty u rrahën mendime mbi metodologjitë e përzgjedhjes së veprave që mund të aplikohen këtë vit dhe gjithashtu u diskutua për strategjitë në plane afatgjata dhe afatshkurtra. Mbledhja u realizua mbas konsultës akademike me profesorë të shkencave humane dhe do të ndiqet së shpejti me një vendim mbi strategjitë botuese dhe titujt e veprave që do të botohen në përputhje me to.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njofton shpalljen e vendeve të lira të punës pranë Drejtorisë së Studimeve dhe...