Është mbajtur sot online mbledhja e radhës e Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Në praninë e shumicës së anëtarëve përbërës të tij, u diskutuan dhe u kaluan për miratim të gjitha pikat e parashikuara në rend të ditës. Kështu, Këshilli vendosi mbi miratimin e veprës studiore të prof. Klara Kodrës, monografisë “Santori poet dhe dramaturg”.
U miratua Rregullorja e Revistës “Continuum” të QSPA-së dhe organet drejtuese të kësaj reviste dhe struktura e saj. Gjithashtu u diskutua dhe u miratuan funksioneT e ekspertëve/bashkëpunëtorëve me kontratë të përkohshme për botimet e QSPA-së. Këshilli Koordinator vendosi edhe në lidhje me Kuvendin Diturak “Mbi gjendjen aktuale të studimeve arbëreshe”, i cili ishte vendosur të mbahej më 16-17 shtator e më tej u shty për 25-26 nëntor 2020, për shkak të situatës së pandemisë do të shtyhet sërish, për t’u mbajtur vitin e ardhshëm.